Qeveria Federale Gjermane, në bashkëfinancim me Swiss SECO, ka lansuar programin “Circular Urban Development – Kosovo4Green”, i cili ka për qëllim zhvillimin e qëndrueshëm urban në komunat e Kosovës.
Programi, i financuar nga Qeveria Federale Gjermane dhe Swiss SECO, fokusohet në përmirësimin e planifikimit hapësinor dhe zhvillimin e planeve për reziliencë urbane.
Kryetari i Komunës së Prizrenit, Shaqir Totaj, ka pritur sot menaxheren e programit, Marianne Alker, dhe përfaqësuesit e tjerë të GIZ Kosova dhe SECO, për të diskutuar avancimin e këtij projekti të rëndësishëm për qytetin dhe përballimin e sfidave të ndryshimeve klimatike. “Me këtë rast, Kryetari Shaqir Totaj priti sot menaxheren e programit Kosovo4Green – GIZ Kosova, Marianne Alker, udhëheqësin e komponentës, Genc Demiraj dhe përfaqësuesin nga SECO, Shkëlqim Daci, për të diskutuar rreth fuqizimit të sistemeve nacionale dhe lokale të planifikimit urban, përfshirë Ministrinë e Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës si dhe komunat Prizren, Gjakovë dhe Gjilan,“ thuhet në njoftimin e Komunës së Prizrenit. Ky projekt pritet të kontribuojë në përmirësimin e infrastrukturës urbane dhe përballimin e sfidave të ndryshimeve klimatike, duke siguruar një zhvillim të qëndrueshëm për të ardhmen, njofton rtk.