Të shtunën dyshja Vitaku drejtoi ndeshje në Poloni, në kuadër të Ligës Evropiane për hendbolliste. Ndeshja ishte e fazës grupore, ndërsa vuri përballë skuadrën polake Zaglebie Lubin dhe atë gjermane Blomberg-Lippe.
Fitore me rezultat 29:27 shënoi skuadra polake Lubin. Ishte kjo kryendeshje e Grupit C. Blomberg-Lippe mbetet në vendin e parë me gjashtë pikë, sa i ka tani edhe Zaglebie Lubin në vendin e dytë. Delegime të gjyqtarëve dhe delegatëve kosovarë në ndeshjet evropiane do të ketë edhe në javët e ardhshme./K.Goca