HelveticALforum ka mësuar, se dje, bashkëkombasja jonë, Habibe Duraki ka arritur që të zgjidhet nënkryetare në Evere të Brukselit, Ja se çka thotë ajo;
“Sot jam betuar si nënkryetare në komunën në Evere të Brukselit. Si grua më e votuara me 753 vota, kam nderin t`ju njoftoj, se jam për herë të dytë nënkryetare për gjashtë vite në komunën time ! Faleminderit nga zemra të gjithë juve që më keni mbështetur dhe falë jush arrita këtu ku jam sot !
Me shumë respekt.
Ndërsa u betua me këto fjalë;
Betohem për besnikëri ndaj mbretit, bindje ndaj Kushtetutës dhe ligjeve të popullit belg! Këtu jam Echevine për herë të 2-të, me notën më të mirë femërore në komunë, si në vitin 2018.
Emocioni ishte shumë i pranishëm dhe prezenca jouaj e bëri momentin edhe më të rëndësishëm!
Këtë rrugëtim ua kam borxh juve, Everoises dhe Éverois, kryetarit tim Ridouane Chahid Député Fédéral i cili gjithmonë më ka mbështetur dhe më ka marrë nën krahun e tij tashmë gjatë fushatës në 2018 dhe i cili më dha besimin e tij që të bëhesha Echevine për herë të parë. Dhe po është ky njeri që më besoi dhe më këshilloi çdo ditë në përmbushjen e këtij mandati që e kryej me pasion! Faleminderit Ridouane!
Faleminderit Rudi Vervoort për besimin dhe disponimin dhe suksese për rrugën e re që marrin.
Faleminderit familjes sime, miqve të mi dhe të gjithëve që më ndihmuan dhe mbështetën.
Jam shumë mirënjohës! Puna vazhdon, për Evere, për JU
helveticALforum.ch