Kryeministri Edi Rama ka publikuar në rrjetet sociale pamje nga punimet që po vijojnë për ndërtimin e hekurudhës Tiranë-Durrës.
Rama thekson se hekurudha Tiranë – Durrës do të mundësojë lidhjen e shpejtë përmes 11 stacioneve midis Durrësit, Tiranës dhe Aeroportit “Nënë Tereza”.
120 km/h do të jetë shpejtësia e trenave që do të lëvizin përgjatë hekurudhës Tiranë-aeroporti “Nënë Tereza”-Durrës.
Në këtë kantier, prej muajit tetor ka mbërritur makineria moderne, Tamping, përmes së cilës bëhet e mundur paketimit, shtypja e çakëllit përmes të cilave rritet qëndrueshmëria e binarëve.
Po përmes kësaj makinerie bëhet e mundur korrigjimi i shtrirjes së shinave, për ti bërë ato paralele dhe në nivel, për një udhëtim sa më komod. Krahas punimeve ndërtimore civile do vijohet edhe me ndërtimin e stacioneve ku në këtë linjë do të jenë 10 të tillë ndërsa etapa tjetër do jetë ajoi e elektrifikimi, njofton oranews.