E plotësuar: Shtyhet për një orë ndeshja mes Zvicrës dhe Kosovës, shkak bora e madhe
Sonte, duke filluar nga ora 19.30, dardanët do të mundohen për të fituar si mysafirë nga Zvicra. Ndeshja do të zhvillohet në Arenën e njohur Mobilar në Muri afër Bernit. Ky takim do të jetë i vlefshëm për parakualifikimet evropiane të Kupës së Botës 2027, prej të cilave Kosova synon të dalë sa më mirë. Nuk do të jetë e lehtë për dardanët, pasi do të kenë punë me ekipin “Helvetik”, i cili i ka dy fitore nga po aq takime. Ndërsa, Kosova e ka një fitore e një barazim, njëjtë si Azerbajxhani, kurse Irlanda i ka dy humbje. E ndeshjen tjetër të grupit Kosova do ta luajë më 24 nëntor, më saktësisht këtë të diel.
Aktualisht në krye të Grupit A në raundin e parë të kësaj parakualifikuese, Zvicra ka bërë një fillim të shkëlqyer, duke marrë dy fitore kundër Azerbajxhanit dhe Irlandës në shkurt.
Zvicra duhet të përfundojë e para në grupin e saj ose të jetë në mesin e dy nënkampioneve më të mira për t’u kualifikuar në raundin tjetër. Skuadra zvicerane do të udhëtojë më pas në Azerbajxhan për të luajtur ndeshjen e dytë të kësaj dritareje ndërkombëtare të dielën, më 24 nëntor.
Basketbolli zviceran tashmë e pret me padurim këtë lojë kualifikuese për Botërorin 2027, e cila do të zhvillohet për herë të parë në këtë sallë dhe në rajonin e Bernës.
helveticALforum