Legjenda e futbollit, futbollisti i parë i kombëtares zvicerane dhe njëherit golshënuesi më i mirë, para disa viteve, në ligën e parë futbollistike zvicerane dhe si golashënuesi më i mirë në histori i FC Thun, z. Milaim Rama, mbetet në histori të futbollit zviceran, pasi që për klubin e FC Thun, ka shënuar 105 gola.
Në urimin e tij për lancimin e portalit tonë, ai është shprehur: “Miku im i dashur PhD. Dashnim Hebibi, pas një pune dhe angazhimi të pashoq dhe shumë sakrificave gjatë gjithë këtyre viteve tuaja të palodhura dhe kauzës tuaj për një platformë shqiptare, më në fund ia arrite qëllimit.
Të uroj shumë suksese, miku im, Dashnim. Të priftë e mbara dhe kam besim të plotë që një platformë si kjo e juaja ka qenë e mirëseardhur dhe tash po vjen me shumë risi.
Të lumtë, miku im! Zoti ju bekoftê! Sinqerisht, Milaim Rama
Sa për kujtim: Foto e realizuar në momentet e para që u largua nga futbolli profesionist, pas ndeshjes lamtumirëse. Isha i përfaqësuesi i të vetmit medium, i shoqëruar nga shpirtbardhi, atdhetari, bëmirësi, Lulzim Zhaku-Aliu