Platforma mediale ‘helveticALforum.ch’, me redaksi qendrore në Cyrih të Zvicrës, nën përkujdesjen e Institutit Shkencor Helvetik, do tė jetë vëzhguese e zgjedhjeve të 9 shkurtit, pra në zgjedhjet parlamentare në Kosovë.
Kësaj here ose për herë të parë, kjo platformë mediale ndër të parat nga diaspora do të raportojë me fuqinë e fjalës së lirë që është edhe alfa e omega e saj.
Stafi falenderon Komisionin Qendror Zgjedhor që e ka pritur edhe institutin tonë për të vëzhguar zgjedhjet. Kësaj here, nga Qendra Mediale ‘helveticALforum.ch’ do të jetë Presidenti i Institutit, Ph.D. Dashnim Hebibi.
helveticALforum