/ Nga Ragip RAMAJ, Gjermani /
Aortë e mbyllur zemre
një borë që s’di të ndalet
ka mbuluar Urën e syve tanë
ka ngrirë ëndrrën tonë
që s’mund të dalë matanë Bregut
në bodrumin e shpresës sonë
libër i brejtur nga minjtë
kur shkrep drita në njërin Breg
Bregut tjetër i bie Nata
një gur në syrin e përgjakur të gjarprit
që e mpreh thikën dhe i jep helm
nuk na lë t’i lidhim dy brigjet e tua.