Edhe SHKA „Ilirët“ me qendrën e saj në pjesën e Zvicrës franceze, kremtoi 30 vjetorin e themelimit. Në këtë mbrëmje të madhe festive, ku u festua 30 vjetori, gjithashtu edhe 112 vjetori i shtetit shqiptarë, dita e flamurit. Kishte mysafirë të shumtë dhe salla ishte përplot e mbushur. Që të gjithë të pranishmit padyshim, se përjetuan emocione, duke e ditur punën e madhe që ka bërë kjo shoqëri për këto tre dekada.
Ja se si e përshkruan edhe prijësi i kësaj shoqërie, z.Ilir Bytyqi:
„Mbrëmë, ju e shëndërruat festimin e 30 viteve të shoqatës “ILIRËT” në një moment magjik dhe të paharrueshëm. Prania juaj, energjia juaj dhe buzëqeshjet tuaja ndriçuan këtë mbrëmje që do të mbetet gjithmonë në zemrat tona.
Dëshirojmë të falënderojmë secilin prej jush që erdhët, shpesh nga larg, për të qenë pranë nesh. Na nderuat me praninë tuaj dhe treguat se kultura, muzika dhe vallja janë ura që na bashkojnë, kudo që të jemi.
Kjo arritje është po aq e juaja sa edhe e jona, dhe jemi thellësisht mirënjohës për mbështetjen tuaj gjatë gjithë këtyre viteve. 30 vite kujtime, emocione dhe ndarje, dhe kjo është vetëm fillimi!
Qëndroni të lidhur me ne, sepse historia e Ilirëve vazhdon të shkruhet… së bashku me ju!
Me gjithë mirënjohjen tonë, Shoqata kulturo-artistike ILIRËT / Lausanne”. I urojmë suksese edhe në të ardhmen!
helveticALforum.ch