Ish-presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, ka përfunduar vizitën te babi i tij në QKUK. Ai është larguar nga klinika ku prej disa javësh po qëndron ishtrirë babai i tij.
Ish-presidenti i Kosovës Hashim Thaçi i cili qëndroi mbi tri orë për vizitë tek babai i tij i sëmurë i shtrirë në Klinikën Interne të QKUK-së, ka dalë nga kjo klinikë, derisa jashtë është pritur me brohoritje të shumta nga ata që ishin mbledhur për ta parë nga larg.
Thaçi i ka përshëndetur ata, duke e ngritur dorën lartë.
Gjatë gjithë kohës së qëndrimit të tij në këtë klinikë, jashtë, në oborrin e QKUK-së kanë qëndruar forca të shumta të Policisë së Kosovës dhe EULEX-it.
Gjykata Speciale sot i ka lejuar Hashim Thaçit një vizitë humanitare në Kosovë, për të parë babanë e tij, i cili është në një gjendje të rëndë shëndetësore.
—
Ish- presidenti Hashim Thaçi arrin në Kosovë, viziton babanë në QKUK
Ish- presidentit të Kosovës, Hashim Thaçit, i është aprovuar kërkesa nga Gjykata Speciale për ta vizituar babanë e tij të sëmurë. Sipas burimeve të RTKlive, ai ka arritur në Prishtinë dhe është në vizitë te babai i tij, në QKUK.
Aprovimi i kërkesës së tij u bë pas tri refuzimeve të mëhershme të speciales, të cilët kishin vlerësuar se gjenda shëndetësore e babit të tij nuk ishte e rëndë. Në oborrin e QKUK-së janë parë edhe forca të shtuara të policisë dhe një numër i qytetarëve.