Me të mësuar se Presidenti i 47-të i ShBA-së është Shkëlqesia e Tij, z. Donald Tramp, ish Presidenti i Kosovës, lideri i AKR-së, z. Behgjet Pacolli, bëhet i pari shqiptar, i cili e takon dhe i shtrëngon dorën e urimit. Siç ka mësuar dhe njoftuar HelveticAlForum, z. Pacolli po qëndron në ShBA, enkas për zgjedhjet që u zhvilluan dje.
Dihet se z. Pacolli ka miqësi të hershme me z. Tramp, tashmë presidentin e ri të shtetit më mik të kombit tonë, Amerikës. Ai, sapo ka postur disa foto nga festa ku ishte edhe Presidenti Tramp dhe personalitete të njohura botërore.
Kjo dëshmon se shqiptarët do ta kenë miqësinë dhe do ta ruajnë atë si të përjetshme. Kontributi kombëtar dhe humanitar i z. Pacolli njihet dhe ai po e vazhdon atë.
Ja se çka shkruan në profilin e tij në FB:
„Miku i madh i shqiptarëve, Presidenti Donald Trump rizgjidhet në krye të shtetit më të fuqishëm të botës, në një fitore spektakolare. Ndjenjë e veçantë të jem i ftuar në Mar A Lago në festimin e kësaj fitoreje të madhe“
HelveticAlForum.ch