Nga PhD. Xhavit LIPAJ
Jo është Jo Jo
është fortesa e mendjes së qartë,
një fjalë që nuk përkulet,
nuk ndryshon trajtë.
Është hapi i parë i një shpirti të lirë,
një mur që mbron,
një cak që nuk fshihet.
Jo është guxim,
është refuzim,
është rrënja e tokës në dallgë të dhunshme.
Është kënga e heshtur e një zemre që vendos,
kur bota do të të shtrijë për tokë.
Jo nuk ka frikë nga heshtja e gjatë,
as nga sytë që presin të thyhen.
Është e pastër,
e rëndë si shkëmb,
që mbijeton në dallgët e çdo tundimi.
Jo është përgjigjja që nuk ka nevojë as për fjalë të tjera,
as për mëshirë.
Është fillimi dhe fundi i një të vërtete,
një udhëzim që ndriçon në terr.
Jo është Jo – një fjalë,
një ligj, e pandryshueshme,
si shpirti i një mali.