Joni Sabriu nga Dollogozhda e Strugës 9 vjeçar. Është nxënës i shkollës plotësuese shqipe LAPSH në Bylah të Cyrihut ai e përqafoi Ambasadorin e Maqedonisë së Veriut, Shkëlqesinë e Tij z.Rexhep Demiri dhe zv Ambasadoren e Kosovës në Zvicër, Shkëlqesinë e Saj, zonjën Shukrije Ramadani. Gjithashtu, përqafoi edhe kryetarin e LAPSH-it për kt.Cyrih, njëherit mësuesin Prof. Naser Ulaj dhe e falënderoi për angazhimin e tij që ka organizuar për të kremtuar Ditën e Flamurit.
Edhe pse i ri në moshë, ai i kërkoi babait të tij, z.Përparim Sabriu, kryetar i LAPSH-it për Bylah, që të ketë foto kujtimi.
Ai sonte recitoi edhe poezinë kushtuar Krujës së Bekuar të Skënderbeut i cili ishte veshur me veshje kombëtare dhe me plis në kokë dhe qysh herët kishte shkuar me babain e tij te salla, që të kontribuoj edhe me ndoj ndihmë. I vogël, por me shpirt të madh. Kjo është rinia e diasporës.
helveticALforum.ch