“Sot pasdite me (19.02.2025), në takimin e rregullt javor me veprimtarët, Saqip Zymberi dhe Muhamer Shabani, na erdhi nga Berni edhe veprimtari dhe pjestari i UÇK-së, miku dhe bashkëveprimtari ynë, drenicaku, Idrit Bunjaku.
Ishte një pasdite e mrekullueshme. Evokim kujtimesh nga veprimtaria e përbashkët. Interesant ishte Rrëfimi Muhamer Shabanit për mënyrën e ikjes së tij nga burgu i Prishtinës në vitin 1983!
E falenderojmë Idritin për vizitën. Ishte kënaqësi e madhe!“, shkruan ndër të tjera Ismet Rashiti veprimtar, gazetar, publicist, dramaturg, poet, që jeton e vepron në Zvicër.
helveticALforum