Sot, në Ambasadë Këndi i Librit ishte i mbushur me lexues të rinj, të cilët lexuan së bashku në gjuhën shqipe. Në një atmosferë plot dashuri për librin dhe gjuhën amtare, fëmijët treguan përkushtimin e tyre për ruajtjen e identitetit dhe kulturës shqiptare.
Me këtë rast, ambasada dhuroi libra për shkollat shqipe në Mbretërinë e Bashkuar, duke mbështetur edukimin dhe mësimin e gjuhës sonë të bukur në diasporë.
I faleminderova të gjithë për pjesëmarrjen dhe përkushtimin e palodhur në ruajtjen e gjuhës dhe kulturës shqiptare, duke inkurajuar vazhdimësinë e kësaj tradite të çmuar që forcon lidhjet tona kombëtare./Ambasada e Republikës së Kosovës në Britaninë e Madhe