helveticALforum ka mësuar nga z.Kushtrim Gashi, dirigjent i njohur nga të gjithë, se me datë 30.11.2024, në Emmendingen të Gjermanisë, do të mbahet një Koncert. Ai i drejtohet bashkatdhetarëve;
Të dashur miq, të dashur bashkatdhetarë,
Nëse doni të përjetoni një ngjarje të veçantë kulturore kushtuar festave të Nëntorit dhe më shumë, ju ftojmë në Koncertin e Orkestrës së të Rinjve të Kosovës më datë 30.11.2024, ora 16:00, në Emmendingen. Bashkatdhetarë nga rrethet Freiburg, Stuttgart dhe Baden-Württemberg, nga e gjithë Gjermania, si edhe ata nga Zvicra, ju lutemi të mos humbisni këtë mundësi, sepse për herë të parë një Orkestër Sinfonike bëhet pjesë e një manifestimi të tillë kulturor në Gjermani.
Ky event organizohet në bashkëpunim me shoqatën shqiptare “Yjet e Kosovës” në Emmendingen, nën drejtimin e Tahir Shabanit. Programi është përgatitur me shumë kujdes, duke përfshirë perlat e muzikës shqipe si “Baresha”, “Unë biri yt Kosovë” etj.
Falenderojmë të gjithë ata që na kanë mbështetur, nga MKRS e deri te familjet shqiptare (dhe jo vetëm).
Ju presim përzemërsisht!
Liebe freude, liebe Landsleute,
Wenn ihr ein besonderes kulturelles Ereignis erleben möchtet, dass den November-Feiertagen und mehr gewidmet ist, laden wir euch herzlich zum Konzert des Jugendorchesters des Kosovo am 30.11.2024 um 16:00 Uhr in Emmendingen ein. Freunde-Landsleute aus den Kreisen Freiburg, Stuttgart und Baden-Württemberg, aus ganz Deutschland sowie aus der Schweiz – bitte verpasst nicht diese Gelegenheit, denn zum ersten Mal wird ein Sinfonieorchester Teil einer solchen kulturellen Veranstaltung in Deutschland sein.
Dieses Event wird in Zusammenarbeit mit dem albanischen Verein “Yjet e Kosovës” in Emmendingen unter der Leitung von Tahir Shabani organisiert. Das Programm wurde sorgfältig zusammengestellt und umfasst Perlen der albanischen Musik wie “Baresha”, “Unë biri yt Kosovë” und weitere Werke.
Wir danken allen, die uns unterstützt haben, von MKRS bis hin zu den albanischen Familien.
Wir freuen uns auf euch!
helveticALforum