Të nderuar,
Në emër të Universitetit të Tetovës dhe në emrin tim personal, kam kënaqësinë e veçantë t’Jua uroj 116- Vjetorin e Kongresit të Manastirit – Alfabetit të gjuhës shqipe.
Kongresi i Manastirit është padyshim njëra ndër ngjarjet më të mëdha historike dhe kulturore e shekullit të kaluar për mbarë popullin shqiptar, të cilit i janë referuar dhe i referohen vazhdimisht historianë, gjuhëtarë, etnologë, intelektualë shqiptarë dhe të huaj, duke synuar të hedhin dritë mbi rrethanat komplekse historike, politike dhe kulturore të periudhës së kaluar dhe të sjellin sa më shumë fakte për këtë ngjarje kaq të rëndësishme për mbarë popullin shqiptar.
Ne, sot, përulemi me nderimin më të madh për të gjithë aktorët e kësaj ngjarjeje kaq të madhe historike dhe me dinjitet e nderojmë ditën e Alfabetit shqip në përvjetorin e tij të 116 me radhë.
Gëzuar përvjetorin e shkronjave shqipe!
Prof. Dr. Jusuf Zejneli
Rektor i Universitetit të Tetovës