Z.Vigan Berisha Shef i Misionit Konsullor të Republikës së Kosovës në Cyrih, dje me datë 05.12.2024, kishte pasur disa takime në Konsullatën e Kosovës në Cyrih. Ai ishte takuar me z. Esat Berisha, CEO i Arti Gastrotechnik GmbH në Zvicër dhe Arti Fruit Sh.P.K , me të cilët ka bashkëbiseduar për sukseset e tyre dhe për mundësitë që të investojnë sa më shumë në Kosovë.
Ndërsa, pas dite, ka pasur edhe një takim tjetër shumë të rëndësishëm me Dr. Philipp Rösler, ku z. Berisha ja se si e përshkruan këtë takim:
„Sot pata kënaqësinë të takoj Dr. Philipp Rösler, Konsull i Nderit i Vietnamit në Zvicër. Z. Rösler ka një karrierë mbresëlënëse si ish-Ministër Federal i Shëndetësisë (2009–2011), ish-Ministër Federal i Ekonomisë dhe Teknologjisë, dhe Zëvendës Kancelar i Republikës Federale të Gjermanisë (2011–2013).
Biseduam për tema të ndryshme që lidhin diplomatët dhe ekspertët në ndërtimin e urave të bashkëpunimit ndërkombëtar“. Duhet përmendur, se z.Berisha, për çdo ditë ka takime të rëndësishme me mërgimtarë, por edhe me diplomatë të huaj që veprojnë në Zvicër.
helveticALforum.ch