Doktori i shkencave farmaceutike, që jeton dhe vepron në Zvicër, z. Ylber Qusaj, një personaitet i njohur jo vetëm në Zvicër e shqiptari, por gjithandej, i cili në vitin 2018, Kompania Novartis i ka ndarë çmimin prestigjioz “AWARD Stein Rubin” për kontributin e tij në idejimin e një procesi të brendshëm në prodhimin e medikamenteve, proces ky që ndihmoi kompaninë në uljen e çmimit në prodhim.
Gati çdo vit nga Kompania Lonza me seli në Bazel e Stein merr mirënjohje për kontributin e tij në lehtësimin e prodhimit të medikamenteve. Por kësaj here u nderua, siç nuk jemi mësuar shpesh ose hiq të marrim mirënjohje nga shteti jonë, Kosova apo Shqipëria, që çdo mërgimtarë është shkrirë e shkrihet për ate tokë.
Është fjala, për z. Vigan Berisha, Shef i Misionit Konsullor i Republikës së Kosovës në Cyrih që me rastin e fillimvitit 2025 i ka ndarë disa mirënjohje, apo letëra falënderimi për bashkëpunim e mbështetje disa veprimtarëve në Zvicër e në mesin e tyre edhe Dr.Ylber Qusaj.
Ja se si shprehet z.Qusaj, pasi e ka parë në postën e tij letrën e adresuar nga shteti i Kosovës, nga Konsulla në Cyrih. Padyshim një gëzim i papërshkrueshëm.
„Dëshiroj të shpreh mirënjohjen time të thellë ndaj Konsullatës së Republikës së Kosovës në Cyrih dhe z. Vigan Berisha, Shef i Misionit, për këtë letër motivuese dhe vlerësim të veçantë
Jam i nderuar dhe i frymëzuar nga kjo mbështetje dhe nga mundësia për të kontribuar në forcimin e lidhjeve tona me mërgatën dhe avancimin e industrisë farmaceutike.
Ky vlerësim është një shtysë shtesë për të vazhduar me përkushtim dhe pasion rrugën time profesionale dhe për të dhënë maksimumin për komunitetin tonë.
Faleminderit nga zemra dhe uroj të gjithë mërgatës sonë një vit të mbarë e plot suksese!“. Padyshim, se diaspora shqiptare ka dhënë e nuk do të ndalet për të mirën e atdheut, por edhe shtetet tona duhet ti nderojnë më shumë veprimtarët tanë e tashmë, gjeneratën e re, që po lindin, rritetne shkollohen nëpër tempuj të njohur të dijeve nëpër evropë e botë.
helveticALforum.ch