Cyrih, 04 nëntor
Shefi i Misonit Diplomatik i Kosovës për Cyrih, z. Vigan Berisha, me të ardhur në detyrë, ose konkretisht në ditën e parë, nderoi mërgimtarët dhe morri pjesë në një manifestim të LAPSH-së për Kantonin e Cyrihut në Winterthur.
Që atëherë e deri sa po shkruajmë, ai ka realizuar me qindra takime me personalitete të huaja dhe nga mërgata jonë. Përveç që ka pritur mërgimtarë në konsullatë, ka realizuar edhe takime të shumta, promovime librash dhe takime konsultative.
Gjithashtu, ka qenë i ftuar edhe te diplomatë të huaj, padyshim edhe te miqtë zviceranë. Siç mëson HelveticAlForum, ai edhe sot, pasdite, është takuar në Konsullatën e Kosovës në Cyrih edhe me Daniel Ordás, Konsull i Nderit i Republikës së Paraguajit në Zvicër.
Bashkëbisedimi ishte miqësor dhe shumë i vlefshëm për mundësitë e bashkëpunimit mes dy shteteve tona. Këto takime, natyrisht se shërbejnë për të mirën e Kosovës. / HelveticAlForum.ch