Kryetarja e Komunës së Preshevës, znj.Ardita Sinani ishte për vizitë në Korçë dhe atje takoi disa personalitete. Në lidhje me këtë takim, zonja Sinani ka postuar një postim për rrjetet sociale dhe ja se çka shkruan:
“Në qytetin e dijes dhe atdhedashurisë, në Korçën e Shkollës së Parë Shqipe, Liceut Kombëtar i Korçës dhe figurave të mëdha të kombit, bëmë një hap të rëndësishëm për Preshevën dhe shqiptarët kudo.
Me Rektorin e Universitetit “Fan Noli” biseduam për bursat për maturantët tanë, me qëllim që Presheva të ketë më shumë studentë e intelektualë të përgatitur.

Për zhvillimin ekonomik, diskutuam për fonde europiane dhe Erasmus+, sepse dija dhe zhvillimi ecin bashkë.
Binjakëzimi i Preshevës me Korçën nuk është vetëm një marrëveshje institucionale – është forcimi i lidhjeve tona kombëtare.

Është dëshmia se shqiptarët kudo janë një, me një gjuhë, një kulturë dhe një të ardhme të përbashkët.
Ne nuk jemi të ndarë–ne jemi bashkë! “
helveticALforum