/ Nga Atdhe Geci – Dortmund, dhjetor, 2024/
Jo rrallë kam qarë me shiun dhe stuhitë e tij, me vetëtimat dhe murmurimat e kotit, kam mbresë nga koha me pushkë në dorë dhe këngë në zemër Kosovë dardane, koha e një epoke kombëtarisht Jam n´mërgim të detyruar, në mërgim ekonomik mërgimi i detyruar nga shtypja dhe nga vrasjet është i neveritshëm dhe është plagë kombëtare Unë s´jam nga ata që qëllim jete i kanë dëfrimet kënaqësitë dhe aventurat e tejkalimeve vetjake Kam vuajtje atdheu në kraharor, dhimbje poetike ndeshje lotësh mes mallit, dehjes dhe pikëllimit, si një udhëtar i detyruar për në mërgim, koha ime mund të quhet Promethiane, i tej plagosur nga ata që vrasjen kishin mësim!
Unë punoj për vendi tim aq sa kam forcë e zemër t´i bëjë detyrat e mia për atdheun, për pjesët e atdheut tim të pushtuar. Liri, unë kam aq gjak e frymë që pikat e gjakut për liri t´i bëj këngë, poema dhe dedikime për herojtë e kombit. Malli dhe dhimbja janë pjesë e jetës për për mua, çdo frymëzim në këtë temë kujtoj se e kam bërë ashtu s´i e kërkon misioni i shkrimtarit.
Në Gjermani unë nuk u kundërvihem ligjeve dhe zakoneve të tyre.Gjermanët kanë tejet respekt ndaj njerëzve tanë të mërguar me detyrim, shpirti tyre është gjigant, Gjermania është një krah i Kosovës. Shqiptarët kemi lashtësi të shquar dhe të ndritur i gjithë Kontinenti i Evropës quhej pellazgë-iliri Liriun e takova një mëngjes vjeshte në Dortmund më përqafoi fort dhe u ndalëm të bashkëbisedojmë Trepça dhe pasuritë e Kosovës janë në heshtje, kam ardhur këtu më thotë Liriu për përgatitjen e vullnetarëve tanë për Frontin e Luftës në Kosovë, në Kosovë e gjithandej toka avullon gjak të nxehtë kemi bekimin e popullit që t´i dalim zot Dardanisë lufta e UÇK-së është e ardhmja e Kosovës së lirë, Amerika dhe Aleanca Perëndimore, NATO, janë në anë e Kosovës, mërgimtarët kudo janë bashkuar për liri të Kosovës, i mërguari po jep para dhe gjak
Në rrugën drejt lirisë unë me vete kisha Kosovën gjysmën e familjes dhe disa dorëshkrime librash. Jeta e poetit është rrugë e veçantë nga të tjerët, rri e qetë vetja ime, mbaje veten që unë të mbajë liria do gjakun e çdonjëri që lirinë ta kemi në duar. Kosovë, emri im prej gjakut dardan, emri im prej prej gjakut shqiptar, në kraharor kam prush kënge gaca të prushit të lashtë të kohës së Prometheut një himn kombëtar dhe një flamur gjaku kombëtar.
O atdhe, o Dardania ime Iliro Arbërore, ndjemë ndodh që hera-herë natën kur zgjohem, dëgjoj një ushtimë përroi të egërsuar dhe një përndjekje të qetësisë në gjumë, një fluturim mendimesh të një mërgimtari. Liri, i mërguari në mërgim i bar t dy plagë; një për familjen e të afërmit dhe një për atdheun. Kjo ndeshje nate midis mallit e dhimbjes mi jep krah ëndrrave dhe dashurisë sime për atdhe Kosovë dardane, koha e një epoke kombëtarisht!…
helveticALforum