Futbollisti Bledian Krasniqi është trim i fitores së Zurich-ut me rezultat 3:2 ndaj Luzernit, në fakt ishte derbi i javës së 28-të në Kampionatin e Zvicrës.
Krasniqi shënoi në minutën e 34-të dhe asistoi në atë të 77-tën.
Për Zurich-un shënuan Chouiar (32′), Krasniqi (34′), Ballet (77′) dhe për udhëtuesit Rrudhani (5′ e 90+5’ – nga penalltia).
Luzernit nuk i mjaftuan dy golat e Donat Rrudhanit.
Krasniqi u zëvendësua në minutën e 78-të.
Lindrit Kamberu u paraqit tërë takimin për Zurich-un.
Luzern renditet në vend të tretë me 44 pikë e Zurich në të pestin me 42 sosh. /K.Goca