Jeton ARIFI, M.A.
Kjo krizë shënjon një ndër ngjarjet kur, jo vetëm publiku amerikan, sovjetik, e kubanez, por publiku mbarë botëror, qeveritë e të gjitha vendeve, e sidomos të palëve të përfshira drejtpërdrejt në krizë, ishin vënë në mëshirën e dy aktorëve kryesorë, Presidentit Amerikan Kennedy dhe Kryeministrit Sovjetik Khrushchev, gjegjësisht në vendimmarrjen e ngarkuar me plot ankth për ta shpëtuar apo shkatërruar botën.
Përmes hedhjes dritë edhe më shumë mbi ngjarjet që përcollën këtë krizë, ky punim synon që të shpalosë të dhëna të papërmendura deri më tani rreth saj; të sjellë hollësi dhe kuriozitete që nuk janë hasur deri më sot në literaturën shqipe; të zbardhet qëndrimi i Shqipërisë, të cilin e kishte mbajtur gjatë zhvillimit të kësaj krize trembëdhjetë ditore; emë pas në këtë shkrim të paraqiten reflektimet kryesore në marrëdhëniet ndërshtetërore të këtyre superfuqive që dolën nga kriza e ’62, që ende mbahet mend e freskët për dëshmitarët e kohës.
Ka mendime që kjo krizë ishte vazhdimësi e përpjekjeve të BashkimitSovjetik për t’iu kundërvënë Sh.B.A.-së pas dështimit në çështjen e Gjermanisë (Muri i Berlinit 1961). Sidoqoftë, për mua, si studjues ikësaj problematike, ajo mbetet si vazhdimësi e raporteve historikisht të brishta midis ShBA-së dhe BRSS-së, që në këtë rast kishin arritur pikën e vlimit.
Kriza Raketore e Kubës ishte konfrontimi më i ashpër gjatë Luftës së Ftohët midis ShBA-së, Bashkimit Sovjetik dhe Kubës. Përndryshe, kjo ngjarje në Rusi njihet si ‘Kriza e Karaibeve’, kurse në Kubë si ‘Kriza e Tetorit’. Ngjarja ishte aktualizuar me rastin e zbulimit te hapësirave brenda territorit të Kubës me aeroplanët U2 të Flotës Ajrore të ShBA-së. Meqenëse këto fluturime me mision zbulimi kishin sjellë fotografi,nga të cilat viheshin re qartë bazat e raketave bërthamore me rreze të mesme veprimi, Armata e Shteteve të Bashkuara të Amerikës ishte alarmuar dhe ishte vënë në gjendje gatishmërie.
Në anën tjetër, eprorët ushtarakë sovjetikë kishin marrë urdhër që të përdornin armët taktike bërthamore, në qoftë se ushtria e ShBA-së do të përpiqej ta pushtonte Kubën.
Fati i miliona njerëzve, në kuptimin e plotë të fjalës, varej nga aftësia diplomatike e dy krerëve të shteteve në konflikt, Presidentit të ShBA-së John Fitzgerald Kennedy, dhe Kryeministrit të BRSS-së Nikita Khrushchev, për ta arritur një marrëveshje kompromisi. Ishte kjo periudha, kur, jo vetëm administrata e Shtëpisë së Bardhë, por edhe i tërë publiku amerikan përjetoi plot trembëdhjetë ditë ankthi në pritje të një vendimi historik që do të merrte presidenti i tyre, të iniconte një luftë bërthamore kundër Bashkimit Sovjetik, apo të arrinte ta bindte Moskën që ti çmontonte dhe largonte bazat e saja raketore nga Kuba.
Në vitin 1962, Bashkimi Sovjetik ishte skajshëm prapa Shteteve të Bashkuara në garën e armatimit. Raketat sovjetike kishin fuqi të mjaftueshme sa për tu lancuar kundër Evropës, por raketat e ShBA-së kishin aftësinë e goditjes nëpër tërë territorin e Bashkimit Sovjetik. Kah fundi i prillit të vitit 1962, Kryeministri Sovjetik Nikita Khrushchev shprehu idenë e vendosjes së raketave me rreze të mesme veprimi në Kubë. Një pozicionim i këtillë i raketave në Kubë do ta dyfishonte arsenalin strategjik sovjetik dhe do ta parandalonte tmerrin real për një sulm potencial të ShBA-së ndaj Bashkimit Sovjetik.
Pararendësit e Krizës
‘Sputniku’ Sovjetik
Lëshimi i satelitit të parë sovjetik ‘Sputnik’ rreth Tokës më 4 tetor 1957, sa mund të llogaritej si nismë e një fushate rivaliteti mes BRSS-së dhe ShBA-së në fushën e teknologjisë ushtarake, aq ishte edhe indikator se Perëndimi, tash e tutje, duhej ta shikonte BRSS-në me një sy tjetër, më serioz. Nuk ishte vetëm ky satelit që sovjetikët lancuan në hapësirë që mahniti Shtetet e Bashkuara dhe Evropën Perëndimore, por edhe prodhimi i raketave të avancuara ndërkontinentale, të cilat, në periudhën objekt hulumtimi, po thyenin mitin e pacenueshmërisë së territorit amerikan.
Ky realitet i ri, sipas Vukadinoviqit, “do të çonte pashmangshëm në marrëdhënie krejtësisht të reja brenda ShBA-së, si dhe ndërmjet ShBA-së dhe aleatëve të saj dhe, natyrisht, në kërkim urgjent të një doktrine të re të veprimit ushtarak politik”. Duke zbërthyer mendimin e sipërcituar të autorit kroat, logjikisht rrjedh konstatimi se pikërisht këtu lindë një strategji e re veprimi në politikën e jashtme të ShBA-së, rezultatet e së cilës do të vihen re që nga fillimi i viteve të gjashtëdhjeta.
Muri i Berlinit si Pararendës i Krizës së Kubës
Njëra nga ngjarjet më spektakulare të pasluftës ishte ndërtimi i një muri nëpërmes zemrës së Berlinit, i cili, me të drejtë mund të cilësohet si njëri ndër gabimet e shumta të historisë moderne. Këtë e bëri Republika Demokratike e Gjermanisë, me pëlqimin e anëtarëve tjerë të Traktatit të Varshavës, me arsyetimin publik që të pengonte ikjen e kuadrove të kualifikuara në perëndim. Gjithashtu, synohej që gjermanët e thjeshtë të lindjes mos të informoheshin se çfarë po ndodhte në anën perëndimore dhe në shtetin kapitalist gjerman. Autoritetet komuniste gjermanolindore nuk synonin të ndanin vetëm Berlinin me mure. Gjithë kufiri midis dy shteteve gjermane u nda me tela me gjemba. Në Gjermani, perdja e hekurt ishte e shumëfishtë, fizike dhe shpirtërore, ishte, thjesht, një mbyllje e plotë e të dy pjesëve, megjithëse njerëz të një familje u gjendën në Perëndim dhe në Lindje.
Viktimizimi prej ndarjes te gjermanët u ndie shumë. Gjermania Perëndimore bëri përpjekje të mëdha për të zgjidhur në mënyrë paqësore problemin gjerman. Sipas analistëve të kësaj periudhe, shuma të mëdha monetare u derdhën për llogari të Moskës.
Rreth rëndësisë së hapjes së kësaj perdeje të hekurt, që ishte ngritur midis një populli, mund të thuhet lirisht se shembja e Murit të Berlinitshpejtoi rënien e ‘perdes së hekurt’ në mbarë kontinentin dhe ka dimensione kontinentale. Në fakt, ishte populli gjerman vet që e shpejtoi historinë e bashkimit të vet dhe të mbarë Evropës.
Vështrim Analitik mbi Trembëdhjetë Ditët e Krizës
Për ta adresuar kërcënimin e paraqitur ndaj interesave të ShBA-së nga raketat e Kubës, Kennedy ngriti një komitet ekzekutiv, të njohur si EXCOMM, të Këshillit të Sigurisë Kombëtare. EXCOMM-i përbëhej nga trembëdhjetë këshilltarë, përfshirë Sekretarin e Shtetit Dean Rusk, Sekretarin e Mbrojtjes Robert McNamara, Drejtorin e CIA-se John McCone, Prokurorin e Përgjithshëm Robert F. Kennedy, Këshilltarin për Siguri Kombëtare McGeorge Bundy, Nënpresidentin Lyndon B. Johnson, dhe Këshilltarin Special Theodore Sorensen. Përdymbëdhjetë ditë, duke filluar nga 16 tetori, EXCOMM-i u mblodhfsheht për të planifikuar kundërpërgjigjen e Shteteve të Bashkuara.
Sipas John Griffiths, arsyetimi që Khrushchevi i kishte dhënë Shtëpisë së Bardhë për transportimin e raketave sovjetike në Kubë ishte “për ta shmangur një luftë tjetër midis Shteteve të Bashkuara dhe Kubës, e cila mund të eskalonte në një luftë tjetër botërore”.
Kishte të ngjarë që ShBA po planifikonte një sulm pushtues të radhës, pas dështimit të saj në Gjirin e Derrave një vit më parë. Me ta zbuluar invazionin e fshehtë, zyrtarët kubanezë u detyruan të mbështeteshin në ndihmën sovjetike, e cila, ashtu siç pritej, i erdhi me kohë duke dërguar disa anije përplot raketa bërthamore me rreze të mesme veprimi. Nuk duhet lënë mënjanë as fakti që kjo po bëhej nga Bashkimi Sovjetik për shkak të instalimit të raketave amerikane në Itali, Gjermani Perëndimore e Turqi. Duke pasur të instaluar një rrezik potencial aq afër territorit amerikan, Khrushchevi do ta kishte më të lehtë të jepte kushtëzime në rast se do të paraqitej nevoja. Arsye tjetër do të mund të kishte qenë ngritja e pozitës për pazar me Berlinin.
Për trembëdhjetë ditë, bota po priste duke shpresuar për një zgjidhje paqësore të krizës. Askush nuk ishte i sigurtë se si do të kundërpërgjigjej lideri sovjetik ndaj bllokadës detare dhe kërkesave të ShBA-së. Duke qenë i vetëdishëm për mundësinë shkatërruese të njëlufte nukleare, Khrushchevi ktheu anijet e tij prapa. Sovjetikët u pajtuan ti çmontonin armatimet e instaluara, dhe këmbim të kësaj, Shtetet e Bashkuara u pajtuan të mos e pushtonin Kubën. Në një marrëveshje të ndarë, të papublikuar, Shtetet e Bashkuara u pajtuan ti largonin raketat nukleare nga Turqia.
Është më se e qartë se Khrushchevi kishte llogaritur që nëse do të kishte sukses në avanturën e nisur me rastin e vendosjes së raketave me rreze të mesme veprimi, pozita e tij për të bërë pazar në rast negociatash për Berlinin, do të ishte shumë e favorshme. Për të njëjtën arsye, Kennedy nuk mund ta lejonte një zgjerim të tillë të fuqisë strategjike sovjetike në hemisferën perëndimore. Mënyra e guximshme dhe e shkathët me të cilën ai e trajtoi krizën, jo vetëm që e detyroi Khrushchevin ti tërhiqte raketat sovjetike, por në proces, e zhveshi diplomacinë e tij të Berlinit nga çfarëdo besueshmërie që ende i kishte mbetur.
“Pasi që një herë iu afruam kaq shumë një konfrontimi të mundshëmnuklear”, vështron McGeorge Bundy, këshilltari për siguri kombëtare i Presidentit Kennedy, “nuk guxojmë ti lejojmë më vetes të kalojmë nëpër të njëjtin shteg”.
Këtu vihet re qartë se sa i shqetësuar ishte Kabineti i Presidentit Kennedy për gjendjen që ishte krijuar, të cilën, me të drejtë, e konsideronte si tejet alarmant
Ishte kjo një përvoje e paprovuar më parë, pas së cilës ekspertët e sigurisë do të ndërmerrnin çdo gjë të mundshme për të mos kaluar më nëpër të njëjtin ankth, ngaqë vendimet apo lëvizjet e pamatura në ato ditë kritike do të mund ta çonin shumë leht botën në një konfrontimbërthamor, pasojat e së cilit askush nuk mund ti parashikonte me saktësi.
Ekzistojnë mendime se dy liderët komunistë (Khrushchev dhe Castro) e shihnin instalimin e këtyre raketave në territor të Kubës si mënyrë për ta mbrojtur shtetin e Kubës nga një invazion i radhës që do të mund të inicohej nga ShBA.
Studjues tjerë të kësaj krize pandehin se Khrushchevi, përmes kësaj,dëshironte ta ndryshonte bilancin strategjik të fuqisë në Luftën e Ftohët duke lënë përshtypjen se Shtetet e Bashkuara nuk kishin vendosmërinë e duhur për t’iu kundërvënë komunizmit. Gjithas
Marrëdhëniet ShBA – BRSS pas Krizës deri në Shpërbërjen e BRSS-së
Bashkimi Sovjetik dhe Shtetet e Bashkuara kishin qëndruar mjaft larg njëra tjetrës gjatë tri dekadave pas Luftës së Dytë Botërore, duke qenë protagonistë të një konflikti superfuqish dhe një gare armësh bërthamore dhe raketore.
Në vitin 1963 kishin filluar të dukeshin shenja të uljes së tensioneve midis ShBA-së dhe BRSS-së, ndërsa në qershor të këtij viti, Presidenti Kennedy, në një fjalim në Universitetin Amerikan bëri thirrje për një strategji paqeje për ta bërë botën më të sigurtë. Dy veprime të asaj kohe janë tregues të zbutjes së marrëdhënieve tejet të acaruara midis dy superfuqive: krijimi i një lidhjeje të veçantë telefonike midis Shtëpisë së Bardhë dhe Kremilinit, si dhe nënshkrimi i Traktatit për Ndalimin e Testimit të Kufizuar Nuklear.
“Si analizë e fundit, lidhja jonë e përbashkët themelore është se të gjithë ne jemi banorë të këtij planeti të vogël. Të gjithë thithim të njëjtin ajër. Të gjithë i gëzohemi të ardhmes së fëmijëve tanë. Dhe të gjithë jemi të vdekshëm,” ishte shprehur Presidenti Kennedy, duke tingëlluar shumë mendjehapur. Ai, definitivisht ishte bindur se nuk ia vlente të rrezikohej gjendja e përgjithshme e sigurisë, e ardhmja e qytetarëve të krejt botës për çfarëdo ambicie tekanjoze të liderëve të cilësdo superfuqi ushtarake. Me këtë thënie ai dëshmon se i tërë njerëzimi, pavarësisht dallimet etnike, racore e ideologjike të kohës, duhet bashkëjetuar në harmoni.
Gjatë viteve të shtatëdhjeta të shekullit të kaluar u zhvillua një sërë samitesh dhe diskutimesh, përfshirë edhe bisedimet mbi kufizimin strategjik të armëve midis ShBA-së dhe BRSS-së, të cilat çuan në shkrirjen e raporteve të ngrira midis dy vendeve, por edhe në fillimin e një bashkëpunimi ekonomik. Ky shtensionim u pasua edhe me bashkëpunimin hapësinor. Qëndrimi i Bashkimit Sovjetik ndaj të drejtave të njeriut, sidomos pushtimi i Afganistanit në 1979 nga ana e tij, ktheu në skenë brishtësinë e marrëdhënieve të mira me ShBA-në.
Këto raporte, të cilat më së paku mund të quhen miqësore, vazhduan deri në ndryshimet demokratike gjatë viteve ’89 – ’91 dhe përfundimisht me shpërbërjen e Bashkimit Sovjetik.
Vetëm dy gjëra janë të qarta për marrëdhëniet BRSS-ShBA. E para, do të vazhdojnë të mbeten të ndryshme, jo vetëm nga e kaluara e afërt, por edhe nga çdo model që na ka dhënë e kaluara. E dyta, shumica e parashikimeve në këtë fushë kanë gjasa të jenë të gabuara. Çdo epokë le përshtypjen së është unike për ata që e jetojnë atë, por unë mendoj se edhe gjeneratat e mëvonshme të studjuesve do ta shohin periudhën e ’90-ave si unike.