Kryeministri Albin Kurti po realizon një vizitë të shkurtër në Bosnjë-Hercegovinë.
Kryeministri Albin Kurti sot do të takohet me përfaqësues politikë dhe ata të organizatës joqeveritare Asociacioni i Intelektualëve të Pavarur “Krug 99”.Tema e konferencës është zhvillimi i marrëdhënieve në rajon me referencë të veçantë për Bosnje e Hercegovinën dhe Republikën e Kosovës.
Mediat boshnjake raportojnë se Kurti pritet të takohet me nënkryetarin e Federatës së Bosnjë-Hercegovinës, Refik Lenda. Gjithashtu, Kurti do të ketë takim me bashkëatdhetar në Sarajevë. Kjo është vizita e tij e parë zyrtare si kryeministër në Bosnje e Jercegovinë, pas një vizite më 2018 kur ishte në opozitë, njofton rtk.