Shqipëria turistike i foli këtë të hënë botës nga Berlini, pasi po mban për herë të parë vendin e nderit në panairin më të madh të turizmit.
Në panairin ITB Berlin, Shqipëria u prezantua me një stendë më vete dhe 7 start up-e shqiptare. Në fjalën e tij, kryeministri Rama tha se Shqipëria është një yll në ngritje në fushën e turizmit, teksa u bëri thirrje gjermanëve për ta vizutar.
“Pse duhet gjermanët ta vizitojnë Shqipërinë. Nëse nuk doni t’i besoni fjalën time besojini Der Spiegel që është është gati të drejtohet e padrejtë me mua por e përshkon Shqipërinë si një vend që duhet vizituat qoftë për plazhin si Bora Bora apo Butrinit. Bild, Shqipëria distanacion që duhet vizituar. Shqipëria është destinacioni më rritjen më të shpejtë të turizmit.
Unë bie dakord me Bild nuk jemi më perlë e fshehur po shndërrohemi në një fuqi turistike. Shqipëria është një Yll në ngritje. Me një kombinim të përsosur peizasazhet është ndërruar një nga destinacionet më të nxehta turistike. Presim një të ardhshme më të shndritshme ekonomike. Të kemi këtë vend në ITB Berlin, askush nuk do e imagjinonte. Është përvojë e një njohje kaq frymëzuese, dua të flanederoj vërtetë ITB që na ka lejuar të shijojnë këtë shpërblim. Na ka dhënë mundësinë për t’i treguar botës që jemi krejt ndryshme nga stigma e kaq shumë viteve në Gjermani e vendeve të tjera të botës. Nuk kërkojmë ndere, vetëm lojë të ndershme. Udhëtari i parë në Shqipëri vizitoi vendin tonë në shekullin e 15, dokumentoi dhjetëra fjalë tipike shqiptare. Në gjuhën time po them faleminderit, ka dhe një arsye tjetër për të ardhur në Shqipëri nëse je gjerman, Shqipëria nuk është kurrë e mërzitshme”-u shpreh Rama, njofton topchannel.