“Fjalët nuk kanë vend, aty ku ka vepra konkrete”. Ai që e donë punën nuk e shikon orën e as orarin e punës, por punon me përkushtim. HelveticALforum, do të mundohet të përcjell hap pas hapi gjithçka në diasporë, që punohet në të mirë të kombit. Është shumë interesante, se prej nga e gjithë kjo energji e z.Vigan Berisha, shef i Misionit Konsullor në Konsullatën e Republikës së Kosovës në Cyrih të Zvicrës. Nuk ka ditë, që në Konsullatë nuk ka musafirë.
E kemi shkruar disa herë, por po e përsërisim, z.Berisha ka bërë dhe është duke bërë një punë të jashtëzakonshme, duke ia bërë me dije gjithë bashkatdhetarëve tanë, se kjo Konsullatë është e juaja, sepse baballarët tuaj, të afërmit tuaj kanë dhënë gjithçka që një ditë ta kemi këtë Konsullatë, prandaj të gjithë atdhetarëve iu thotë, se ndjehuni si në shtëpinë tuaj, ne jemi për ti shërbyer bashkatdhetarëve tanë, kësaj pjese të art të kombit.
Para pak minutash kontaktuam me z.Berisha dhe na njoftoi se kishte edhe një takim me kryesinë e Shoqatës së Studentëve Shqiptarë në Universitetin e Lozanës (ASEUL).
Z.Berisha po rrinë afër edhe me studentë, artistë, sportistë, veprimtarë dhe bashkatdhetarë të fushave të ndryshme të dijes, ja se çka na tha ndër të tjera:
„Po, sot patëm kënaqësinë të mirëpresim kryesinë e Shoqatës së Studentëve Shqiptarë në Universitetin e Lozanës (ASEUL). Një organizatë me një histori të pasur që daton që nga viti 1994. ASEUL, vazhdon të përfaqësoj me krenari studentët shqiptarë dhe të promovoj bashkëpunimin dhe angazhimin kulturor në mesin e mërgatës në Zvicër. I përgëzojmë për angazhimin dhe përkushtimin e tyre, duke dëshiruar që puna e tyre të jetë gjithmonë frytdhënëse dhe e dobishme për studentët tanë!
Ishte kënaqësi kur dëgjoja studentët duke folur për sukseset e tyre. Më besoni, se kemi një rini të shëndosh dhe ne u jemi mirënjohës padyshim edhe shtetit të Zvicrës për të gjitha mundësitë e mira që i ka ofruar bashkatdhetarëve tanë. I urova suksese dhe besoj shumë, se një ditë do të japin kontribut edhe për vendin e të parëve të tyre, Kosovës tonë”. Edhe gjatë javës, por edhe fundjavës, z.Vigan Berisha, Shefi i Misionit Konsullor në Konsullatën e Republikës së Kosovës në Cyrih të Zvicrës, ka agjendën përplot me takime. Ky është një respekt dhe duhet thënë e përmendur.
helveticALforum