/ Berlin, 04 mars 2025 /
Presidenti i Biznes Klubit Gjermani–Maqedoni e Veriut (DNBC), z. Gafar Vejseli, i shoqëruar nga Ralph Shoman, vizituan Panairin Ndërkombëtar të Turizmit në Berlin, ku i kushtoi vëmendje të veçantë stendës së Republikës së Maqedonisë së Veriut. Ai, së bashku me Ralph Shoman, fillimisht u takua me drejtoreshën e Agjencisë për Promovimin dhe Mbështetjen e Turizmit, znj. Biljana Stefanoska, me të cilën diskutuan mbi mundësitë e bashkëpunimit të ardhshëm mes dy institucioneve përkatëse dhe shkëmbyen ide se si mund të përmirësohet prezantimi i turizmit të Maqedonisë së Veriut në Gjermani.
Së bashku me drejtoreshën Stefanoska, ata vizituan agjencitë dhe hotelieritë pjesëmarrëse nga Maqedonia e Veriut në këtë panair, duke u njohur nga afër me mundësitë e bashkëpunimit ndërmjet DNBC dhe operatorëve turistikë e hotelierëve, si: Fibula Travel Macedonia, BademTour “Balkan Incoming”, Experience Balkan, DMC Balkans Travel & Events, Ajdinis Travel, WishCo DMC, Camellia Travel Agency, Visit Balkan, Balkan Prime Tours, Touring Macedonia, Vardar Express, Delfina Turs, Bohemia Hotel Ollin Marex & Spariu, Hotel Ohrid, ABC Rent a Car Tours, SharOutdoors, etj.
Kryetari Vejseli u njoftua rreth ofertave, shërbimeve dhe mundësive që Maqedonia e Veriut ofron për turistët nga Gjermania dhe vende të tjera. Ai shprehu gatishmërinë për të mbështetur dhe promovuar kompanitë nga Maqedonia e Veriut, duke theksuar se DNBC do të jetë urë lidhëse mes Gjermanisë dhe Maqedonisë së Veriut. Tregu turistik gjerman po kthehet në një prioritet, mbështetur edhe nga fakti se turistët nga Gjermania renditen ndër pesë kombësitë kryesore për sa i përket numrit të qëndrimeve në vend, me 38 mijë vizita turistike dhe 75 mijë fjetje, duke shënuar një rritje prej 8% për vitin 2024, krahasuar me vitin 2023./ Nga www.dnbc.de