Këtë fundjavë në Bursa të Turqisë ishte një ngjarje e veçant u festua dy vjetori i themelimit të Shoqatës së Bizneseve Shqiptare në Turqi. Në këtë takim morën pjesë shumë personalitete edhe nga Kosova. E nga Zvicra ishte z.Visar Robelli, Kryetar i Rrjetit të Bizneseve Shqiptare në Zvicrën Qendrore.
Në lidhje me këtë ngjarje-feste ja se çka tha z.Robelli:
„Një fundjavë e paharrueshme në Bursa! Një falënderim i madh për “ARNIAD” Shoqata e Bizneseve Shqiptare ne Turqi për organizimin e këtij eventi të mrekullueshëm me rastin e 2-vjetorit të themelimit.
Ishte një kënaqësi dhe një nder të jem pjesë e këtij festiviteti dhe të takoj shumë shqiptarë të suksesshëm që bëjnë biznes në Turqi. Gjatë këtij eventi pata mundësinë të takoj:
Mustafa Bozbey – Kryetar i Bashkisë së Bursa Büyükşehir
Refik Özen – Deputet i Bursa-s
Prof.dr.Fatmir Sejdiu Ish presidenti i Republikës së Kosovës
Jusuf Osmani – Studiuesi i arkivistikës së Kosovës
Shaban Daku-Sönmes – Politikan ne Bursa
Gökhan Biçen – Kryetar i Arnaid http://www.arniad.com
Cengiz Ateş– Këngëtar
Me mua në këtë event ishin edhe miqtë e mi:
Nazmi Viqa – Unioni i Bizneseve Shqiptaro-Gjermane
Qamil Isufi – Afarist nga Zvicra
Nysret Kqiku – Afarist nga Zvicra
Një falënderim i veçantë për gjithë kryesinë dhe organizatorët për mikpritjen dhe atmosferën e shkëlqyer. Ju uroj edhe shumë vite suksesi dhe rritjeje!
Faleminderit dhe shihemi së shpejti! “ Rrjeti i Buzneseve Shqiptare në Zvicrën Qëndrore me drejtuesit e saj është shumë i respektuar jo vetëm në Zvicër, por gjithandej, falë seriozitetit dhe punëve konkrete.
helveticALforum