Visar Robelli, Kryetar i Rrjetit të Bizneseve Shqiptare në Zvicrën Qëndrore i shoqëruar me z. Skender Xhakaliu, ish Ambasador i Kosovës në Gjermani, njëherit Partner në Firmën Ritek, sot ka pasur disa takime dhe njohje të reja me afaristë të suksesshëm në Zvicër.
Z.Robelli gëzon autoritet të madh në Zvicër dhe përveç punës së përditshme në firmën e tij, ai nuk po ndalet edhe së kontribuari në Rrjetin e Bizneseve, duke bashkuar afristë në rrjet dhe për ti njoftuar afaristë të Zvicrës, me ata të Kosovës, Gjermanisë dhe shteteve të tjera.
Edhe ai vetë na njoftoi në lidhje me këto takime edhe përmes fotove. Ja se çka na thotë z.Robelli:
„Sot dhe dje pata disa takime të rëndësishme me kompani të suksesshme në Zvicër. Në këto takime ishin të pranishëm edhe afaristët nga Gjermania dhe Kosova, të cilët dëshirojnë të sjellin një produkt të ri në tregun zviceran. Ishin ditë të mbushura me diskutime produktive dhe mundësi të reja bashkëpunimi.
Faleminderit të gjithëve për angazhimin dhe vizionin! „. Punën e madhe që po bënë z.Robelli me stafin e tij është për të marrë lakmi, që të gjithë në rrjet janë unik mes veti dhe të gjason se janë në një familje.
helveticALforum.ch