Me ftesë të deputetit të qytetit të Nju Jorkut z.Mark Gjoni, kryetari i Unionit z.Çollaku mori pjesë në një eventin e organizuar në qendër të Nju Jorkut, nga ku edhe iu dha mundësia që ti drejtohet komunitetit shqiptar si kontribues i luftës së UÇK-së.
Në këtë ngjarje z.Çollaku shprehi dëshirën për ta ndarë një dhuratë simbolike nga Shoqata e luftëtarëve shqiptarë në Kroaci, pra iu nda medalion i Shoqatës së luftëtarëve shqiptarë z. Gjonit, pikërisht për kontributin e tij për çlirimin e Kosovës, për kontributin e tij në çështjen kombtare madhore.

Z.Çollaku i shprehi mirënjohje gjithë komunitetit shqiptar, diasporës amerikane për gjithë atë që ka dhënë përgjatë viteve 98/99, dhe akoma po vazhdon të jetë krah i fortë, ku gjenden edhe lobistat më të mirë për gjendjen e Kosovës në shtetin mik tonin, në shtetin Amerikan.
Duke iu falënderuar Amerikës, Kosova sot është e lirë, natyrisht po të mos ishte UÇK-ja, dhe hyrja e Natos, e SHBA-ve kji nuk do të ndodhte, sepse djemtë dhe bijat më të mira të shqiptarisë dolën ball për ballë armikut shekullor, armikut vrastar, armikut gjenocidal dhe e ndaluan. Si vepër madhore për çlirimin e Kosovës, UÇK-ja me njëfar forme i dha një kahje tjetër të ardhmes së Kosovës.
Kryetari për fund edhe njëherë u falënderua, duke përfunduar me thënijen Zoti e bekoftë popullin Shqiptar, Zoti e bekoftë Amerikën, në këtë tubim ku ishin prezent musafirë nga e gjithë Amerika, kongresmenë, deputet të qyteteve të ndryshme përreth Nju Jorkut.

Vlen të theksohet se për z. Çollaku kjo ngjarje ishte një moment shumë emocionues, ku për herë të parë një shqiptar nga Kroacia iu drejtua komunitetit shqiptar nga qendra kryesore e qytetit të Nju Jorkut, ku nga ajo sallë u përqua mesazh i rëndësishëm për të gjithë ata që kontribuan në lirinë e pavarsinë e Kosovës. / Unioni Shqiptarëve Republika e Kroacisë