Kryetarja e Shoqatës Kulturore Shqiptare në Kroaci “Shkëndija”, znjsh.Gentiana Lleshdedaj, ka marrë pjesë në pritjen e organizuar për kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti, në hotelin Westin në Zagreb, të premtën, më 13 dhjetor 2024. Zonja Lleshdedaj e ka njoftuar kryeministrin me punën e SHKSH „Shkëndija“ ndër vite. Ndërsa, kryeministri Kurti theksoi rolin kyç të diasporës shqiptare në forcimin e lidhjeve ndërmjet Kosovës dhe Shqipërisë dhe rëndësinë e unitetit për të ardhmen e të gjithë shqiptarëve në rajon.
Kryeministri i Kosovës ishte në një vizitë zyrtare në Kroaci, ku së bashku me ministrat e tij u takua me presidentin, kryeministrin dhe kryeparlamentarin kroat. Ishte një takim i jashtëzakonshëm me komunitetin shqiptar në Kroaci, i cili konfirmon forcën dhe solidaritetin e popullit tonë, kudo që ndodhet.
helveticALforum