/ Nga Hava Kurti Krasniqi, Zvicër/
Kur të jesh mërzitur shumë,
kujto
Kujto se edhe një ditë, motiiii,
ke qenë kështu, njejtë.
E një ditë më vonë, ke qeshë.
Ke qeshë me një mace, me një shoqe, a me një peshqesh.
Kujto se e sotmja, e lanë të nesërmen, me shpresë,
me një ilaç , që quhet ‘harresë’ !
Kujto, se jeta është udhëtim
dhe buzëqesh!
Tani!