Kombëtarja shqiptare sonte do të luajë kundër Ukrainës në kuadër të Ligës së Kombeve. Kombëtarja shqiptare sonte do të luajë kundër Ukrainës në kuadër të Ligës së Kombeve.
Ndeshja do të zhvillohet në stadiumin “Air Albania” me fillim në orën 20:45.
Shqiptarët mëtojnë pozitën e parë në grupin 1 të Ligës B, në rast të fitores së tyre dhe një barazimi midis Republikës Çeke dhe Gjeorgjisë. Ata në shtator arritën një fitore heroike ndaj ukrainasve, 1:2, duke arritur ta përmbysin rezultatin. Stadiumi “Air Albania” do të jetë i mbushur sërish plot në ndeshjen e fundit të Ligës së Kombeve ndaj Ukrainës, ndërsa atmosfera e dhuruar nga tifozët disa orë para takimit është tejet e nxehtë edhe pse moti nuk është se i ka favorizuar shumë.
Tifozat Kuqezi janë grumbulluar si gjithmonë disa orë para takimit duke nisur festën me këngë patriotike. Disa prej tyre thanë se kanë ardhur posaçërisht nga Teksasi për këtë takim të kombëtares, raporton A2cnn. Kuqezinjtë në rast fitoreje shpresojnë të kapin vendin e parë në grup, nëse sfida tjetër mes Çekisë dhe Gjeorgjisë do të mbyllej në barazim.