/ Nga PhD. Dashnim HEBIBI /
Faji mbetet jetim! Nxënësit e shkollës fillore “Ibrahim Kelmendi” në Preshevë, vijojnë mësimin në gjendje të mjerueshme.
Kush do të marrë përgjegjësi, nëse do të ndodhë më e keqja?
Çka presim për një të ardhme më të mirë, kur në fillim të karrierës, gjendja e të ardhmes së një kombi e përjeton këtë tmerr për çdo ditë?
Ku do të ketë rezultate pozitive me këtë gjendje mjerimi?
Pse nuk është ngritur apo nuk po ngritet zëri i arsyes që të bëhet e pamundura, në mënyrë që kjo shkollë të jetë në gjendje të mirë?
Tek e fundit, po e lëmë të kaluarën, ti kthehemi të ardhmes.
Nga kjo shkollë kam dalur edhe unë dhe shumë të tjerë që sot kanë rezultate të mira në shoqëri.
Kë duhet pritur për ta përmirësuar gjendjen e kësaj shkolle, dritës së diturisë!?
Nuk e meriton Presheva, nuk e meriton e ardhmja e asaj treve!
Kush e ka fajin?
E pamundur të mos përshkruhet gjuha e zemrës, kur e sheh në atë gjendje. E dhimbshme! E kemi para sysh edhe gjendjen politike atje, por duhet kërkuar zgjidhje. E dimë se për gjithçka ka zgjidhje. Ta zgjojmë ndërgjegjën. Ndoshta për shumë kalimtarë është bërë rutinë ajo pamje, por…
Nëse do të jetoja në Preshevë, sigurisht se do të mendonin se më ka shtyrë X partia që të shkruaj. Fati, nëse do ta quaja, që nuk jam andej. E shikoj me sy shpirti e jo partie! Nuk do koment!
Besoj shumë, ose ka ndonjë plan, ose do të punohet për ndonjë plan, që këtë gjendje të mos e shohim! Urojmë për më të mirën! Mos të harrojmë, nga këtu fillon e ardhmja e një qyteti e kombi!
Po brendësia e shkollës?
E dhimbshme…
HelveticALforum
( Foto. D.Hebibi )