/ Cyrih, 14 janar /
Një vit që është në detyrën e Shefit të Misionit Konsullor të Republikës së Kosovës në Cyrih, z.Vigan Berisha dhe brenda asaj kohe ka takuar shumë mërgimtarë, veprimtarë të të gjitha viseve shqiptare e kuptohet në veçanti të Kosovës. Të gjithë mërgimtarët, që janë në Zvicër, janë të njohur, besoj me punën e madhe që e ka bërë z.Berisha. Është përmendur, por do të përmendej edhe në të ardhmen, se Konsullata nuk ka shpëtuar ditë që nuk ka pasur veprimtarë, ku z.Berisha i ka afruar bashkëpunim dhe mirënjohje edhe ate secilit mërgimtarë për kontributin e tyre që e kanë dhënë, para luftës, gjatë saj dhe sot e kësaj dite.
Modestia e tij e bënë edhe më të dashur e të afërt për veprimtarët tanë, sepse z.Berisha nuk ka takuar vetëm veprimtarë, apo militantë të një partie, por të gjithë, pavarësisht bindjeve të tyre politike. Sa që e shihnim në xhami e shihnim edhe në kishë, pra i kompletuar në të gjitha drejtimet kombëtare. Ka bashkuar diasporën tonë, duke filluar nga bëmirësit, sportistët, afaristët, të gjithë së bashku.
Është për të përshëndetur edhe takimet që i ka bërë në orarë të punës disa mërgimtarë e afaristë duke i përgëzuar për sukseset e tyre. Nuk e ka lënë anash edhe LAPSH-in në Kt.Cyrih, por edhe në kantone të tjera. Sipas burimeve të helveticALforum, z.Berisha ka vizituar edhe shkollën plotësuese shqipe, LAPSH-in, gjatë orës së mësimit. Me këtë rast, LAPSH-i për kt.Cyrih i është mirënjohës dhe sot e ka vizituar z.Berisha në Konsullatë dhe i kanë ndarë mirënjohje.
Në këtë takim ishte, Prof.Naser Ulaj, kryetar i LAPSH-it për Cyrih i shoqëruar nga z. Gëzim Kasumaj, nënkryetar. Takimi ishte shumë miqësor dhe duke bashkëbiseduar për situatën aktuale të LAPSH-it në këtë kanton dhe në përgjithësi dhe për mundësi bashkëpunimi. Ja se si shprehet edhe vetë z.Berisha:
„Sot ishim të nderuar të pranojmë mirënjohjen nga Lidhja e Arsimtarëve dhe Prindërve Shqiptarë “Naim Frashëri” për Kantonin e Cyrihut. Këto vlerësime janë dëshmi e bashkëpunimit dhe përkushtimit tonë të përbashkët për të mbështetur arsimin dhe kulturën shqiptare në diasporë.
Falënderojmë LAPSH Cyrih, kryetarin Naser Ulaj, nënkryetarin Gëzim Kasumaj dhe të gjithë anëtarët për punën e tyre të palodhshme në shërbim të komunitetit tonë dhe për këtë shenjë respekti që na nderon të gjithëve.
Këto mirënjohje na japin kurajo dhe motiv për të vazhduar me përkushtim punën për ruajtjen e gjuhës, kulturës dhe identitetit tonë kombëtar, në bashkëpunim të ngushtë me mërgatën tonë të shkëlqyer“. Viti ka filluar me mirënjohje, po besojmë shumë, se edhe niveli qendror në Kosovë e Shqipëri, do të veprojnë sa më shpejt të jetë e mundur që ta ndihmojnë vërtet LAPSH-in.
helveticALforum.ch