Fillimviti ka filluar mirë me mirënjohje edhe për atdhetarin, bëmirësin, unifikuesin nga Kërçova e Maqedonisë së Veriut, z.Florim Useini, ish kryetar i Rrjetit të Bizneseve Shqiptare në Zvicrën Qëndrore. Mirënjohje ka pranuar nga Konsullata e Kosovës në Cyrih.
Z.Useini ja se si shprehet për këtë mirënjohje:
„Letra që kam pranuar nga Konsullata e Kosovës
REPUBLIKA E KOSOVËS
Konsullata e Republikes se Kosoves ne Cyrih
Cyrih. 06.01.2025
z Florim Useini
Kryetar nderi i Rrjetit të Bizneseve Shqiptare në Zvicrën Qëndrore
I nderuar z. Vigan Berisha
Shef i Misionit të Konsullata e Republikës së Kosovës në Cyrih
Është një kënaqësi e veçantë të pranoj fjalët dhe vlerësimin tuaj të sinqertë, që reflektojnë jo vetëm profesionalizmin tuaj si diplomat, por edhe ndjeshmërinë njerëzore ndaj punës dhe përkushtimit tonë të përbashkët për komunitetin.
Fjalët tuaja më bëjnë të reflektoj për një fakt të thjeshtë, por kuptimplotë: jo çdo kush e ka fuqinë për të vlerësuar dhe për të falënderuar. Ju keni treguar se një lider i vërtetë nuk vetëm sheh përpara, por edhe pranon dhe njeh përpjekjet e atyre që kontribuojnë për një qëllim të përbashkët.
Ky gjest i juaj nuk është thjesht një falënderim, ose mund të duket një punë administrative, por është një mesazh frymëzues që na mobilizon të vazhdojmë me përkushtim dhe me zemër në çdo hap, është një akt madhor që pasqyron modestinë dhe karakterin e vërtetë. Kjo cilësi e juaja të dallon si një diplomat të veçantë, të palodhur dhe të sinqertë në përpjekjet për të ndërtuar një konsullatë me shpirt të gjallë dhe me derë të hapur për të gjithë.
Gjatë viteve të kaluara, unë dhe shumë të tjerë kemi pasur mundësinë të angazhohemi për të ndërtuar ura bashkëpunimi midis komunitetit shqiptar dhe institucioneve të Kosovës. Në këtë udhëtim, aftësia juaj për të dëgjuar me kujdes, për të hapur dyer dhe për të iniciuar projekte që lidhin njerëzit – si krijimi i këndit të librit apo qasja gjithëpërfshirëse për të gjithë pa dallim – është pasqyrë e lidershipit tuaj me shpirt bashkëpunues dhe të hapur.
Falë punës dhe vizionit tuaj, Konsullata e Republikës së Kosovës në Cyrih nuk është vetëm një zyrë diplomatike, por një strehë e respektit, mbështetjes dhe afirmimit për çdo individ nga komuniteti ynë. Veprimet tuaja mbartin një domethënie të thellë për ne – sepse nuk flasin thjesht për detyrën, por për frymën dhe dashurinë me të cilën i trajtoni të gjithë.
Ndaj, z. Berisha, ju falënderoj jo vetëm për vlerësimin ndaj punës sime dhe të Rrjetit të Bizneseve Shqiptare në Zvicër, por edhe për modelin që paraqisni për gjithë ne. Ju bëni dallimin, dhe për këtë jemi të gjithë krenarë.
Me këtë letër dëshiroj të ritheksoj gatishmërinë tonë për të qenë gjithmonë në shërbim të komunitetit dhe të misionit të përbashkët për të afirmuar vlerat tona, për të fuqizuar ekonominë tonë dhe për të forcuar lidhjet tona me atdheun.
Ju uroj suksese të mëtejshme në misionin tuaj fisnik, me shpresën se së bashku do të vazhdojmë të krijojmë mundësi të reja dhe të fuqishme për të mirën e të gjithëve.
Me nderime të veçanta dhe respekt të thellë,
Florim Useini
Kryetar Nderi
Rrjeti i Bizneseve Shqiptare në Zvicrën Qëndrore
*****
Letra që kam pranuar nga Konzullata e Kosovës
REPUBLIKA E KOSOVËS
Konsullata e Republikes se Kosoves ne Cyrih
Cyrih. 06.01.2025
z Florim Useini
Kryetar nderi i Rrjetit të Bizneseve Shqiptare në Zvicrën Qëndrore
I nderuar z. Useini,
Në cilesinë e Shefit të Misionit të Konsullatës së Republikës së Kosovës në Cyrih, me lejoni të shpreh falënderimet e mia të singerta për përkushtimin dhe angazhimin tuaj të palodhur në sa keni qenë krye të Rrjetit të Bizneseve Shaiptare në Zvicrën Qëndrore dhe tani kryetar nderi.
Lidershipi juaj vizionar dhe përpjekjet e vazhdueshme për të ndërtuar ura bashkëpunimi ndërmjet afaristëve shqiptarë në Zvicër dhe Kosovës kanë luajtur një rol të rëndesishëm në forcimin e marrëdhenieve ekonomike dhe kulturore. Rrjeti që ju udhëhiqni ka shërbyer si një platformë e fuqishme për nxitjen e bashkëpunimit
ndërmjet bizneseve shqiptare, duke promovuar mundēsi tē reja dhe duke kontribuar në zhvillimin e pērbashket ekonomik.
Puna juaj është një shembull i shkëlqyer se si mërgata jonë mund të bëhet një faktor kyc për zhvillimin dhe afirmimin e Kosovës në arenen ndërkombëtare. Aktivitetet dhe iniciativat që keni ndërmarrë kanë frymëzuar shumë të tjerë dhe kanë ndihmuar në
krijimin e një komuniteti të fortë dhe të bashkuar afaristësh.
Ju falënderoj për vizionin, energjinë dhe përkushtimin tuaj ndaj komunitetit tonë dhe ndaj forcimit të marrëdhënieve ekonomike ndërmjet Kosovës dhe Zvicrës. Konsullata e Republikës së Kosovës në Cyrih mbetet gjithmonë e gatshme për të mbështetur punën tuaj dhe për të forcuar partneritetin tonë.
Ju uroj suksese të vazhdueshme në të gjitha angazhimet tuaja.
Me respekt dhe mirënjohje të thellë
Vigan Berisha
Shef i Misionit“
helveticALforum.ch