Nga Mr.sc.Shefat ADEMI
Shkrimtarët janë misionarët e vërtetë të jetës, sepse përmes fjalës së tyre të shkruar e të qëndisur bukur, e nesërmja frymon dhe buron lirshëm. Nëpër shumë etapa kohore e mundën prapështinë dhe u ritkhyen në lavdinë historike që tashmë populli po i priste në familjen e tyre si triumfator të fjalës së lirë, të tillë si Sofokliu, Euripidi, Aristoteli, Platoni, Dante Aligeri, Dostojevski, Albert Kamy, Servantesi, Sabato, Pasternaku, Kadare, Xoxa, Petro Marko, Agolli e shumë të tjerë që rrugën e letërsisë e ngritën në piadestale të mëdha.
I kësaj rave është edhe shkrimtari ynë bashkëkohor Ben Blushi. Ai në letërsinë shqipe erdhi si një urgan ashtu siç thoshte Kadareja për Migjenin, sepse solli tema aktuale që popullin tonë e përcjellin në çdo hap të jetës. Si ekspert i albanologjisë, më konkretisht letërsisë, krijimtarinë letrare të Benit, kam filluar ta lexoj qysh moti, sepse për herë të parë kur lexova romanet ‟Shqipëria” ‟Të jetosh në Ishull” ‟Kandidati” e pashë se në stilin e Kadaresë në moshën kur lexoi ‟Makbethin”, e Shekspirit ai u magjeps dhe asnjëherë nuk iu nda letërsisë së tij, deri sa arriti të bëhej shkrimtar i madh në letërsi madje dhe kandidat për çmimin ‟Nobel” dhe çdoherë diskutoja me veten, se një ditë edhe unë do të kem rastin të jem në tribunë me njeriun që e kisha lexuar, por edhe model sesi në të ardhmen të vazhdoja ëndrrën, për tʼu bërë shkrimtar. Ëndrra vazhdon, por edhe puna krijuese e letrare nuk ndalet.
Përgjatë jetës, Benin e kemi parë në emisione të ndryshme nëpër televizionet e trojeve shqiptare, dhe kushdo që e ka ndëgjuar bagazhin intelektual të tij, ka mbetur i fascinuar sesi kalibri i tij intelektual, çdo shikues e lexues e ka bërë për vete. Shqipëria dhe shqiptarët në memorien e tij, kanë mbetur përherë të gdhendur në personazhe në kohën kur kanë jetuar si Skenderbeu, Arapi i Vlorës, Ali Pashë Tepelenën, madje te romani ‟Kandidati” ku konkretisht do të merret me Bashkinë e Basenit kur kandidati për këtë bashki vdes papritmas dhe si i vdekur i fiton zgjedhjet, madje edhe te romani, tjetër ‟Të jetosh në ishull” ku tregon si bashkëjetoi një familje shqiptare e ndarë në dy fe në Shqipërinë e shekullit XVIII. Një roman që përpiqet të tregojë se si shoqëria shqiptare e përsosi instrumentin e bashkëjetesës fetare, për t’i mbijetuar asimilimit dhe rrebesheve të kohës, ashtu siç kishte debate Kadare- Qosja rreth identitetit fetar të shqiptarëve.
Me këto vepra ai kaloi caqet e një pritshmërie, për shqiptarët si një fenisk dhe me një fuqi titanike pa të cilat nuk merresh dot me letërsi. Rilindja Kombëtare mbetet e gdhendur në shpirtin krijues të tij, sepse figurat si De Rada, Naimi, Fishta, Konica, Skenderbeu, Ali Pashë Tepelena mbetën udhërrëfyes, se të merresh me letërsi është një zanat shpirtëror por edhe i vështirë, sepse hija e shkrimtarit, e ndjek shumëkë që punon kundër të tjerëve ja se çka tha modernisti shqiptar Mitrush Kuteli për terenin e letërsisë, ku ‟gëlojnë gjarprijtë, sepse të vrasin shokët se u bën hije, e kur nuk u bën të thonë se nuk je i zoti për letërsi” e Beni i mundi të gjithë ata që figurën dhe letërsinë e tij, prej shkrimtari e publicisti nuk e përfillën aspak.
Librat ”Komploti” dhe “41 Sekrete” ku i pari ka thyer rekorde leximi duke u renditur si libri më i mirë për vitit 2024, dhe duke u promovuar në të gjitha trojet shqiptare i cili te lexuesi ka lënë mbresa të jashtzakonshme me motivin që ka sjellur në këtë libër. Kur doli nga shtypi menjëherë nxitova ta blej meqë nuk munda të shkoj në Panairin e librit, që u mbajt në nëntor të 2023, në Tiranë sapo fillova ta lexoj më bëri për vete, me personazhet e krijuara që u magjepsa dhe posa e përfundova e titullova kështu ” Ben Blushi dhe komploti i tij vepër e stuhishme e kohës” ku autori përmes këtij libri para lexuesve, sjell një ngjarje jetike për personazhet, që ai i sjell në disa vende në Shqipëri, sikurse edhe mjeshri i madh i fjalës shqipe Faik Konica që i solli te vepra “Shqipëria si mu duk”, edhe Blushi sjell para lexuesve një tematikë shqiptare, por me personazhe të huaja si rasti i afganit Muhamed Durrani. Ngjarja fillon kur Durrani bën eksperimente si kryetar i Bashkisë së Shëngjinit, i cili në Shqipëri sjell të papritura nga ecuria e kohës kur ai shtiret, se detyrimisht mendon si idealist, por në Shqipërinë e Blushit ai sjell edhe të papritura.
Komploti nuk i nxit shqiptarët të bëjnë komplote, por i nxitë të mendojnë pozitvisht pa më të voglin dyshim për të ecur përpara kombi, dashuria, respekti për njëri tjetrin. Ja ku e keni Benin! Ja ku e keni “Komplotin”, shijojeni, lexojeni, kuptojeni, por mbi të gjitha respektojeni, sepse ky oaz i krijuar nga një shkrimtar i kalibrit të madh, do tʼiu ndjek tërë jetën si hije mëndafshi.