Donald Trump është zgjedhur presidenti i 47-të i Shteteve të Bashkuara të Amerikës të mërkurën, duke u rikthyer në Shtëpinë e Bardhë pasi kishte refuzuar ta pranojë humbjen në garën e para katër vjetëve.
Me një fitore në Uiskonsin, Trump – i cili kishte udhëhequr administratën amerikane edhe gjatë viteve 2016-2020 – arriti të kalonte 270 votat elektorale që ishin të nevojshme për ta fituar presidencën.
“Amerika na ka dhënë një mandat të paprecedentë dhe të fuqishëm”, tha ai herët të mërkurën para një turme përkrahësish në Qendrën e Konventave të Qarkut Palm Beach.
Trump premtoi në fjalimin e tij se të luftojë “për familjen tuaj dhe të ardhmen tuaj”. Ai premtoi se nuk do të “pushojë derisa të kemi sjellë një Amerikë të fortë, të sigurt dhe të begatë”.
“Çdo ditë,” tha Trump, “do të luftoj për ju me çdo frymëmarrje të trupit tim.”
E kemi tani edhe reagimin e kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti, për zgjedhjet në SHBA.
Kurti e ka uruar Trumpin për fitore në zgjedhje, ka thënë se SHBA-ja është aleate kyçe, mike dhe partnere e Kosovës, dhe që mezi pret të punojë së bashku me të për përparim dhe paqe.
Ajo theksoi se SHBA-ja mbetet partner dhe aleat “i palëkundur dhe i pazëvendësueshëm” për Kosovën.
“Pres me padurim të punoj me administratën e re për të thelluar më tej lidhjen tonë unike dhe aleancën strategjike”, shkroi Osmani në X.
Kryeminstri i Kosovës, Albin Kurti, ende nuk është deklaruar lidhur me zgjedhjet në SHBA.
Edhe pse fitorja e Trumpit ende nuk është konfirmuar, ai duket të jetë pranë fitores pasi ka siguruar 267 prej 270 votave të nevojshme të Kolegjit Elektoral për t’u shpallur president.
Vetë Trump e shpalli fitoren në një fjalim të mbajtur përpara mbështetësve të tij në Florida.
Urimeve u janë bashkuar liderët e partive opozitare në Kosovë, para zgjedhjeve të ardhshme parlamentare në Kosovë, në shkurt të vitit 2025.
Kandidati i Partisë Demokratike për kryeministër, Bedri Hamza, uroi Trumpin për fitoren, ndërsa lavdëroi republikanët dhe demokratët për garën e zhvilluar.
“Zgjedhjet në Amerikë janë festë e mrekullueshme e demokracisë. I shpreh urimet më të përzemërta presidentit Donald Trump për fitoren e tij”, shkroi Hamza në llogarinë e tij në Facebook.
Edhe kreu i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku, uroi Trumpin ndërsa theksoi shpresën që Kosova do ta ketë vëmendjen e administratës së ardhshme në SHBA, njofton evropaelirë.
“Rikthimi i Kosovës në agjendën e Washingtonit është interes nacional i popullit të Kosovës. Pa SHBA-në, ecja e Kosovës si shtet i ri në konsolidim ndërkombëtar është e pamundur! Në Qeverinë e ardhshme, këto lidhje do të rikuperohen e mirëmbahen si orientime të pandryshueshme, të pathyeshme, të pazëvendësueshme!”, shkroi Abdixhiku në Facebook.
Urimeve i është bashkuar edhe udhëheqësi i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Ramush Haradinaj, i cili shpreson se fitorja e pretenduar e Trumpit do të ndihmojë për anëtarësimin e Kosovës në NATO.
“Nën udhëheqjen e presidentit Trump kemi krijuar Ushtrinë e Kosovës. Jam i bindur se, nën drejtimin e tij, Shtetet e Bashkuara të Amerikës do të vazhdojnë të qëndrojnë si aleati ynë më i fortë dhe i palëkundur”, shkroi Haradinaj në Facebook. Në këtë rrugëtim për konsolidimin e shtetit dhe synimin tonë afatshkurtër drejt anëtarësimit direkt në NATO, mbështetja e SHBA-së mbetet kyçe.
Kreu i qeverisë, i cili ka ndjekur LIVE rezultatin e zgjedhjeve nga zyra e Kryeministrisë, shprehet se ishte nder të punonte së bashku me Presidentin e 46-të të Shteteve të Bashkuara, Joe Biden për të forcuar lidhjen midis dy vendeve tona.
Ndërsa theksoi se mezi po pret privilegjin për të punuar me Presidentin e 47-të për të përmirësuar më tej partneritetin për paqe, prosperitet dhe përparim të mëtejshëm.
“Urime Donald Trump për në këtë fitore të jashtëzakonshme. Ishte një nder i vërtetë të punoja së bashku me Presidentin e 46-të të Shteteve të Bashkuara për të forcuar lidhjen midis dy vendeve tona.
Mezi pres privilegjin e madh të punoj me Presidentin e 47-të për të përmirësuar më tej partneritetin tonë për paqe, prosperitet dhe përparim të mëtejshëm.”, shkruan Rama.