Ministri i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci ka pritur sot në takim lamtumirës ambasadorin e SHBA-së, Jeffrey Hovenier. Ai e ka dekoruar atë me Medaljen për Shërbim të Shquar.
Në një postim në Facebook, Maqedonci ka thënë se tradicionalisht dhe historikisht Shtetet e Bashkuara të Amerikës janë aleati dhe partneri kyç i Republikës së Kosovës. Tutje ai e ka falënderuar ambasadorin Hovenier për angazhimin e tij në Kosovë.
“Duke e dekoruar me Medaljen për Shërbim të Shquar e falënderova Ambasadorin Hovenier për angazhimin e tij për vendin tonë, si Ambasador i SHBA-së në Kosovë. Në një takim të përzemërt në mbyllje të mandatit të tij në Kosovë, me Ambasadorin Hovenier biseduam për bashkëpunimet aq të frytshme të Qeverisë së Kosovës me SHBA-në, veçanërisht në fushat e mbrojtjes dhe të sigurisë. Shtetet e Bashkuara të Amerikës janë aleati dhe partneri kyç i Republikës së Kosovës, tradicionalisht dhe historikisht. Thank you Mr. Ambassador Jeffrey Hovenier!”, ka shkruar Maqedonci, njofton rtk.