Ashtu edhe siç e kemi parë të gjithë një super ndeshje nga përfaqësuesja e Kosovës, por fati nuk ishte në anën e dardanëve. Në minutat e fundit kur futbollistët e përfaqësueses së Kosovës e kanë braktisur fushën në një ndeshje të Ligës së Kombeve kundër Rumanisë në Bukuresht, pas thirrjeve të tifozëve vendës kundër Kosovës. Në Bukuresht, po qëndrojnë siç jeni të informuar edhe disa bashkatdhetarë nga Zvicra si z.Selami Huruglica z.Fadil Asani, z.Sejdi Aliu dhe z.Mitat Mustafa, që kanë shkuar enkas për këtë ndeshje dhe ja se çka na thanë ndër të tjera për helveticALforum.ch:
90b005a6-9669-478a-936a-e2da097143ed (2)
„Në fillim të ndeshjes nuk pamë ndoj provokim të madh, por herë pas here kishte nga tifozët. Ne ishim afërisht 200 persona nga të gjitha trevat shqiptare, por kishte edhe nga diaspora.
Ashtu siç ka thënë edhe Kapiteni i Kosovës, Amir Rrahmani, që i ka bërë thirrje UEFA-s që të marrë masa dhe t’i mbrojë futbollistët kur përballen me sjellje raciste. Pas ndërprerjes së ndeshjes në Bukuresht, Rrahmani ka thënë se në tri raste ka bërë përpjekje që ta bindë gjyqtarin për thirrjet anti-Kosovë në stadium. Ka pasur thirrje të vazhdueshme ‘Serbia, Kosova’. Kjo ndodhi për 90 minuta.
Në minutat shtesë, nisën thirrjet me fjalë të tjera që s’dua t’i përsëris sepse është turp. I thash për herë të parë gjyqtarit që t’i dëgjojë. Ai s’bëri asgjë”. Futbollistët e përfaqësueses së Kosovës e kanë braktisur fushën dhe kanë bërë shumë mirë. Kosova është shtet. Publiku është kthyer edhe nga ne duke ofenduar dhe duke thënë gjëra të pahishme. Pasi policia rumune ka nxjerrë të gjithë tifozët, neve na ka organizuar me Taxi për t`na përcjellur nëpër hotele. Policia kanë pasur sjellje të mirë dhe tash jemi në hotel. Kemi pritur rreth dy orë në stadium deri sa i kanë nxjerrë të gjithë jasht.
Po shpresojmë shumë, se do të dënohet Federata e Futbollit të Rumanisë dhe tre pikë të merituara ti takojnë Kosovës. Ne do të kthehemi nesër për Zvicër, kemi pa një ndeshje të mirë dhe përkrahëm përfaqësuesen e Kosovës me flamuj të Kosovës dhe të Shqipërisë.
Ne jemi mirë dhe krejt është në rregull, besoj se edhe te tifozët tjerë shqiptarë ka shkuar mirë sikur me ne, na thanë këta bashkëkombas përmes telefonit për median tonë.
helveticALforum.ch