Presheva është në festë. Presheva ajo trevë shqiptare edhe pse e ngulfatur me situatën e ditur politike, ajo po mbijeton edhe në drejtimin kulturor falë artistëve dhe dashamirësve të artit.Presheva ishte dhe do të mbetet vatër e artit. Ja se çka shkruan, vajza e të pazëvendësueshmit, tashmë të ndjer, z.Agron Boriçi, emblem e teatrit në Preshevë i cili e shkriu jetën për ate pjesë të shqiptarisë. Edhe pse shkoi në përjetësi, vajza e tij, znj.Afeida Boriçi Memeti, që u rrit në skenë e përshkruan me disa fjalë fillimin e kësaj ngjarjeje të madhe,
“Këtë edicion dua ta kujtoj me fjalët e Nimon Muçaj:
“Pushteti serb në vitet ’90 kishte mbyll shkolla dhe fabrika. Për disa vite veprimtarët kulturorë, në krye me Fadil Hysaj, dr. Ermin Kabashi, Adem, Gashin, Nimon Muçaj, Haqif Mulliqin, Agron Boriçi etj disa herë kishin bërë festivale teatrore në Fushë Kosovë, Prizren dhe Prishtinë.
Tashmë Ferizaj dhe Gjilani ishin të mundshëm dhe sikur i kishin mbyll dyert për kulturën teatrore, sepse ishte terror. Ky grup veprimarësh e teatrologësh u nis në Preshevë.
Agron Boriçi ishte një nismëtar i gjthë këtij aktiviteti teatror, që po zhvillohej në Preshevë në vitet e’90 dhe pastaj edhe pas lufte rrjedhat sikur moren një kahje tjetër. Këtu në Preshevë po ndihej era e luftës ’98, ’99 por edhe në vitin 2000. Erdhën njerëz të rinj që udhëhoqën kultrën preshevare, por ata nuk harruan kontributin e Agronit. Përsëri rinisi Festivali i Komedisë, i cili poashtu nisi me nje shfaqje që kishte punuar Agron Boriçi”. Krenarë e gjith familja me ty babi besoj edhe Presheva . Duaje Teatrin. Gëzuar 30 vjetori uroj edhe shumë vite Fest!”. Krenarë jemi e gjithë ajo trevë dhe padyshim, se meriton medaljen më të madhe për kontributin e tij edhe në fushën e artit. Do ta kujtojmë përjetësisht, Agron Boriçi! Shpirti I tij i bardhë, bëftë dritë në përjetësi!