Kemi nderin dhe kënaqësinë e veqantë që të ju njoftojmë se me datë 15 shkurt 2025, bëhet hapja solemne e Qendrës Kulturore Shqipëtare në Kutinë, me fillim prej orës 12:00.
Unioni i Shqiptarëve bashkë me bashkësitë dhe shoqatat Shqiptare po vazhdojnë me sukseset e mëtutjeshme me planin dhe programin për blerjen e Qendrave të kulturës nëpër prefekturat anë e mbanë Kroacisë.
Prefektura e radhës e cila po hap dyert e Qendrës kulturore Shqipëtare, një vendtakim për të rinjët e komunitetit Shqipëtar, është prefektura e Sisakut dhe Mosllavinës.
Kjo qender është si vazhdim i të gjitha atyre qendrave Shqipëtare të cilat egzistojnë e shumë të tjerave të cilat do të vazhrojnë të blihen në vijim gjatë vitit 2025, nëpër të gjitha prefekturat ku do të ketë nevojë për komunitetin Shqipëtar në Kroaci.
Vlen të përmendet se realizimi i këtyre projekteve për blerjen e qendrave Kulturore rrjedh nga një punë e palodhshme e Unionit Shqipëtar, qëllimi i të cilit vazhdon te jetë mbrojtja identitetit, gjuhës, traditës, e kulturës Shqiptare në Kroaci e njokohsisht mos lejimi i asimilimit të të rinjëve tanë.
Me këtë rast ftojmë të gjithë familjarët, miqët e dashamirët tanë të na bashkohen me datë 15, që se bashku ta madhështojmë këtë ngjarje të bukur. / Unioni Shqiptarëve Republika Kroacisë