Sipas burimeve që ka siguruar HelveticALforum, preshevari, sportisi i mirënjohur z.Saqipi ka arritur edhe një sukses të madh. Ja se për çka bëhet fjalë, ku vetë z.Saqipi shkruan;
„Kemi kënaqësinë të njoftojmë se jam emëruar përfaqësues nga Federata Botërore e Taekwondo-së Tradicionale për Republikën e Kosovës, për të ruajtur vlerat tradicionale të artit marcial korean Taekwondo.
Shumë faleminderit President GM Jun Hyeog Lee që më besoi mua këtë përgjegjësi të madhe. I gatshëm si gjithmonë për të vazhduar shkëmbimin e përvojave dhe njohurive, trajnimet dhe seminaret e tona janë të hapura për të gjithë të interesuarit.
Federata Globale Tradicionale e Taekwondo #GTTF.
#Taekwondo #kukkiwon #martialarts #Poomsae
helveticALforum.ch