INTERVISTË
Lindi në fshatin Vrellë, komuna Istog me datë 06.01.1959. Shkollën fillore e mbaroi në vendlindje, të mesmen, ekonomiken, tre vitet e para në Pejë, ndërsa vitin e katërt, maturën, në Istog. Pas regjistrimit në Shkollën e Lartë Pedagogjike në Prishtinë, dega Gjuhë dhe Letërsi Shqipe, krahas studimeve, vazhdon aktivitetet patriotike e kombëtare të lluara qysh në vitet e para të shkollës së mesme, në bashkëpunim me grupin ilegal që udhëhiqej nga Jusuf Gërvalla. Më 14 dhjetorë të vitit 1979 arrestohet nga milicia jugosllave duke e ndaluar në Burgun Hetues të Qarkut në Pejë. Pas atentatit kundër Jusuf Gërvallës, Kadri Zekës dhe Bardhosh Gërvallës, më 17 janar 1982 afër Shtutgartit në Gjermani, reprezaljet kundër Muharremit dhe familjes së tij shtohen në mënyrë radikale. Arrestime sporadike, lëçitje dhe biseda informative, jo vetëm që bëhen përditshmëri, por, kishin ndikuar në rrënimin e ekonomisë familjare duke i sjellë buzë ekzistence. Këto reprezalje kulmojnë më 3 nëntor të vitit 1986, kur llon një ofensivë fatale më arrestime dhe biseda informative në mbarë familjen. Epilogu ishte i rëndë. Xhemajlin, vëllain më të ri (26 vjeçar) e mbysin me tortura në burgun e Qarkut në Pejë. Nën mbrojtjen e avokatit Bajram Kelmendi, në maj të vitit 1987, në mungesë provash, Gjykata e Qarkut në Pejë e liron nga burgu, por, në shtatorë të njëjtit vit, me armë zjarri e sulmon agjenti i Sigurimit të Shtetit, Tomisllav Baboviq, të cilinë kohë më vonë e plagosë për vdekje Naser Shatri.
Në tetor të vitit 1987 detyrohet ta lëshoj Kosovën. I përndjekur nga reprezalje politike, emigron në Zvicër.
Gjatë bastisjeve në shtëpinë e tij, si provë materiale, policia ia kon skon dorëshkrimet: „Monolog i një komiti“ (tregime), dhe dy novela; „Balta me gjak“ dhe „Besa“, të cilat nuk ia kthejnë asnjëherë.
Veprat letrare e artistike të botuara deri me tani janë: 1. „Misioni sekret“ – roman, Shtëpia Botuese „Rozafa“, Prishtinë 2004. 2. „Thesaret e humbura“, roman, Shtëpia Botuese SHKSH „Mëmëdheu“,
CH – St. Gallen 2005. 3. „Atentat brenda germës L“, roman, Shtëpia Botuese „KOMBI“ (IKDFK),
Prishtinë 2007. 4. „Paraardhësit“ (botimi i parë) roman, Shtëpia Botuese SHKSH
„Mëmëdheu“, CH – St. Gallen 2009, (botimi i dytë), Shtëpia Botuese „ROZAFA“ Prishtinë, 2018.
- „Rugëtim Fatal“, monogra , Shtëpia Botuese „Dukagjini“ Pejë, 2012 6. „Nana Kadë“, lm dokumentar – Pejë 2018. 7. „Mëndesha“ tregime, Shtëpia Botuese „LENA“ Prishtinë 2018. 8. „Vitet e brishta“ Shtëpia Botuese „ROZAFA“ Prishtinë, 2021.
Krijimtaria e tij letrare u vlerësua me disa mirënjohje e çmime letrare nga:
„Shoqata e Krijuesve Shqiptarë në Zvicër“, „Lidhja e Krijueseve Shqiptarë në Mërgatë“, Klubi Letrar „Martin Camaj“ në Mynih, Shtëpia e Kulturës „Koço Racin“ në Shkup, nga „Unioni i Shkrimtarëve dhe Kritikëve Shqiptarë“ në Prishtinë ju nda çmimi: „Ramiz Kelmendi“, për Tregimet e vitit 2018, dhe Titulli i Lartë Pegasian: „Shkrimtar i vitit 2019“ që ju dha në Gjirokastër në shtëpinë muze të shkrimtarit të përmasave botërore Ismail Kadare.
(E shkruar nga z. M. Blakaj) Muharrem Blakaj, është anëtarë i Lidhjes së Shkrimtarëve të Kosovës.
Na isni pak për motivin dhe arsyet që ju shtynë të linit vendlindjen për të ardhur këtu!
Siç e kam cekur edhe në biogra në time, shkak i shtytjeve për largim nga atdheu ishin përndjekjet dhe reprezaljet nga pushteti jugosllav.
Me çfarë vështirësish jeni përballur në vitin e parë si mërgimtar?
Vështirësitë e para mu shfaqën para se të merrja vendimin për tu larguar. Pasi, nga ana e Sigurimit të Shtetit nuk me lejohej pasaporta, përmes disa shokëve sigurova një pasaportë të falsi kuar me të cilën arrita të hyj në shtetin e Zvicrës. Mosnjohja e gjuhës ishin s duese, por, pasi arrita të kërkoja strehim politik duke paraqitur dokumente të ndjekjes, të cilat jo vetëm se u vërtetuan nga Amnisti Internacional me seli në Londër, por kjo organizatë i sugjeroj autoritetet zvicerane që të ishin të kujdesshme në marrjen e ndonjë vendimi jashtë kërkesës sime që do të ma rrezikonte, jo vetëm lirinë, por edhe jetën. Në bazë të sugjerimeve të kësaj organizate, autoritetet zvicerane ma njohën statutin e emigrantit politik.
Cila ka qenë puna e parë që keni arritur t‘a gjenit në mërgim?
Në llim kam punuar në gastronomi. Pastaj në ndërmarrje prodhuese, shtypshkronja dhe fabrika të tjera.
Për çka ju merr malli më së shumti nga të gjitha ato që keni lënë në atdhe?
Nëse i referohemi shkrimtarit, poetit dhe mërgimtarit tonë të shquar Andon Zako Çajupit, përgjigjjen e kësaj pyetje e gjen në vargjet e para të poezisë së tij plot mallëngjim: Mëmëdheu ku ndër të tjera ai thotë: Mëmëdhe quhet toka, ku më ka rënurë koka, ku kam dashur mëm‘e atë, ku më njeh dhe gur‘ i thatë… etj., etj… pra, për vendin dhe njerëzit që u rrita me ta ndjej mall.
Diaspora shqiptare ka dëshmuar që di dhe mundet të organizohet në mbështetje të interesave kombëtare. Sipas jush, cili është niveli i organizimit të saj sot dhe çfarë potenciali kontribues përfaqëson diaspora jonë në ditët e sotme?
Sikurse organizimi individual në jetën e përditshme, ashtu ngjet të jetë edhe organizimi kolektiv i mërgatës. Kur njeriu ka një kauzë, ai nuk pushon së vepruar derisa ta realizoj. Edhe populli shqiptarë kishte, ka dhe do të ketë një kauzë madhore që për shekuj bënë luftë për ta realizuar, pra, ka synim të përhershëm që në një mënyrë a në një tjetër ta realizoj bashkimin kombëtarë. Kësaj kauze, si gjithmonë gjatë procesit historik i ka prirë mërgata. Natyrisht, edhe organizimet e mërgatës nuk kanë mundur të ndodhin ndryshe veçse duke ju përshtatur rrethanave dhe ngjarjeve politike që ia imponon koha, qoftë e luftës, qoftë e paqes apo e mirëqenies kolektive. Në rrethanat e tanishme, dy shtetet shqiptare të udhëhequra nga politika jo nacionaliste e kombëtare, jo vetëm që nuk kërkojnë nga mërgata ndonjë ndihmë përvojash politike apo kuadrosh të specializuara që mërgimtarët shqiptarë po i japin kontribute të jashtëzakonshme vendeve ku jetojnë, por, përkundër, politikat e udhëheqëseve shqiptarë bëjnë luftë të pa kompromis për ti penguar mërgimtarët, për ti zhvatur apo për ti vënë nën haraç ma oz për interesa klanesh e bandash politike. Pra, me një alë: mërgata ka nevojë për dorën e mirë lltë e besnike të shteteve tona, ashtu siç kanë nevojë shtetet shqiptare për bijat e bijtë e vetë bashkë me potencialin e madh të tyre për investim, ndërrim përvojash dhe kuadrosh të zotë.
Si e kaloni kohën e lirë kur nuk jeni në punë?
Në përgjithësi koha është shumë e ngjeshur, dinamike. Përveç përkujdesjeve individuale e familjare, mërgimtari mbanë edhe brengën e vendlindjes dhe njerëzve të vetë që jetojnë atje. Nga ky fenomen nuk bëjë përjashtim as unë dhe, ajo kohë që me mbetët, ia kushtoj popullit tim, historisë, kulturës e zakoneve të vjetra duke gërmuar në literaturën vendase dhe të huaj, që për fat të mirë, tani, në kohën digjitale, mundësitë për të mësuar e studiuar janë mjaftë të mira, prandaj falë këtyre rrethanave, gjej kohë të vazhdoj për lexim dhe për të shkruar vepra letrare.
Sa mendoni që ka arritur të integrohet gjenerata e re e diasporës shqiptare në shtetin ku ju jetoni e veproni?
Gjeneratat e reja janë mjaftë mirë të integruara. Një pjesë e madhe i takojnë gjeneratës së dytë e të tretë. Ndikimi i kulturës vendase dhe largimi nga mentalitetet provinciale që paraardhësit e tyre i kishin sjell me vetë ka bërë që të rinjtë e të rejat shqiptare të bëhen ambasadorët më të mirë të vendeve të tyre të prejardhjes. Shqetësuese mbetët shkrirja e tyre në gjuhë dhe kulturë të huaj. Duke pasur parasysh se mërgata është e shpërndarë, do të ishte më se e nevojshme ndihma e shteteve amë që të merren me hapjen e shkollave për fëmijët shqiptarë dhe, pse jo edhe në hapjen e katedrave universitare në gjuhën shqipe.
Sipas mendimit tuaj, për çfarë mbështetje konkrete të shteteve shqiptare ka nevojë urgjente diaspora shqiptare?
Organizimet kulturore dhe humanitare mërgata i ka ushtruar qysh nga llimet e para të migrimit. Tani mbetët organizimi i përfaqësimit politik të mërgatës, çka do të thotë se me ligje të veçanta duhet hapur shkolla e mundësisht edhe universitete përmes një programi afatgjatë që do ta pengonte asimilimin në njërën anë, kurse në anën tjetër, përkujdesja e shtetit do të mundësonte një bashkëpunim reciprok që do ti përforconte lidhjet e mërgimtarëve me atdheun.
Cili është kapitali juaj shpirtëror, të cilin keni arritur ta krijoni dhe me të cilin ndjeheni krenar?
Kapitalin shpirtërorë detyrohem ta ndaj në dy sfera: të trashëguar dhe të krijuar. Sikur mos të ishte i pari, nuk do të krijohej i dyti dhe, që të dyja së bashku më bëjnë krenar.
A keni bërë plane se ku ti kaloni vitet pas pensionimit?
Një alë e urtë popullore thotë: Kam mbet si pika në lis, as nuk bije poshtë, as rri në gem! Pra, si mërgimtar jetën e kam të ndarë në dysh: e para, jeta në atdhe dhe e dyta jeta në mërgim dhe, në mesin e të dyjave nuk mund të gjej zgjidhje vullnetare. Mbetët të shoh se si do të ma imponoj koha pjesën e fundit të jetës.
Cila është porosia juaj për gjeneratën e re të komunitetit shqiptar që po rritet në diasporë?
Njeriu duhet ta di kush është, nga vjen, ku jeton dhe nga do të shkoj. Pra, rinia jonë, jo vetëm se duhet ta di, por, edhe duhet ta mbajë si gjë të shenjtë këtë të parën: kush është dhe nga vjen! Të tjerat, ku dëshiron të jetoj dhe nga do të shkoj, kanë më pak rëndësi.
I ke thënë vetes, pse kam ardhur në kurbet?
Jo! Duke u bazuar në rrethanat e kohës si përndjekjet politike, burgosjet e njëpasnjëshme, vrasja e vëllait në burg, ishin rrethana që ma kishin imponuar kërkimin e mundësive për mbijetesë. Por, vetës i kam thënë: pse nuk u ktheve pasi vendi ishte çliruar nga hordhitë pushtuese serbe?… dhe në këtë pyetje, romansieri i shquar shqiptarë Jakov Xoxa të romani “Lumi i Vdekur” e ka dhënë një përgjigjje të saktë: «Guri që rrokulliste nga një vend në vendin tjetër, do kohë derisa ti mbinë bari përreth»… dhe mua me ka mbirë bari përreth, nuk rrokullisesha dot!
Mendoni, se të kanë shkuar shumë vite, duke menduar, se një ditë do të kthehesh në atdhe?
Sa herë që njeriu del nga shtëpia, qoftë për një kohë të shkurtër, qoftë për një periudhë më të gjatë, gjithmonë mendjen e ka të kthehet prapë aty, në strofullin e vetë. Edhe për mua, kjo ishte një dëshirë që më përcolli dhe do të më përcjell gjatë gjithë rrugëtimit, deri në ditën e fundit të jetës.
Çka kujton më së shumti nga atdheu?
Foshnja është si petla e mbyllur e lules. Kur hapën ato petla, pra, kur hapën qepallat dhe syri i ri ndeshët me bukurinë e dritës, natyrës, ngrohtësinë e njerëzve dhe vendit që e rrethon, ndodhin përjetime të pashlyeshme në kujtesën e tij që do ti mbartë me vetë gjatë gjithë jetës, deri në ditën kur ato petla (qerpik) do të mbyllën njëherë e përgjithmonë… pra, janë pikërisht ato përjetime që me mbajnë të mbërthyer për vendin tim të lindjes, për atë vend ku i kam hedhur hapat e parë, për ata njerëz që më dhanë jetën, më rritën, ma mësuan gjuhën e ëmbël shqipe, më edukuan dhe më dhanë kulturën e trashëguar shqiptare!
Si ishte jeta e mërgimit më herët dhe si është sot, apo cila periudhë për Ju është më e mirë, ajo më e hershmja, apo kjo?
Natyrisht se periudha e parë e çdo llimi të ri, ka s da, peripeci dhe ngelët në kujtesë dhe, të fundi i fundit janë tundje përjetimesh jetësore. Pas një kohe, njeriu e gjen vetën në mesin e ri duke ju përshtatur kohës dhe rrethanave për ta krijuar mundësin e mbijetesës, gjë që pjesa pasuese mbetët ta ndjerë kënaqësinë apo vuajtjen e veprës së vetë të krijuar ndër vite.
Çka nuk ja fal vetes?
Dinamika e jetës është e tillë që nuk të lejon kohë të gjatë të mendosh për të bërë përzgjidhje për marrje vendimesh. Andaj, me gjithë sukseset që i arrita, pati edhe shumë gabime që më kanë dëmtuar në kohë dhe në aspekte të ndryshme. Por, t’ia fali, apo mos t’ia fali vetës, është një çështje «dëshire». Provoja e jetës na mëson se askush nuk hakmerret kundër vetës dhe, në këtë kontest, as unë nuk bëjë përjashtim.
Gjatë gjithë kësaj kohe sa jeni në kurbet, keni tuar më shumë apo keni humbur?
Fitimi apo humbja kanë dimension të gjerë. Unë, mbi një fatkeqësi (humbje) të tmerrshme të ndodhur në atdhe, në mërgim kam tuar një fat, mbijetesën.
Mendoni, se edhe në të ardhmen, gjeneratat e reja, që jetojnë e veprojnë në Zvicër, nuk do ta harrojnë gjuhën shqipe?
Është e vështirë të thuhet ndonjë parashikim, por, në bazë të përvojave historike, mërgata është e shtrënguar të shkrihet në vendin, popullin dhe kulturën ku jeton. Vetë ala «integrim», në mënyrën më të përsosur ta sqaron të gjithë gamën e thelbit të çështjes. Por, dora e shtetit me plane e programe afatgjata do ta ngadalësonte sado pak procesin e asimilimit.
Sikurse të ishte e mundur, që të vish edhe njëherë prej llimit në kurbet, çka kishe bërë ditën e parë?
Edhe sikur të përsëritet ri ardhja në kurbet, nuk do të ndryshonte asgjë thelbësore në rrjedhën e ngjarjeve, sepse, edhe atëherë kur kanë ndodhur ngjarjet, edhe tani në ri përsëritje do të ndikonin të njëjtit faktorë: koha, vendi dhe rasti… kurse, lidhëza «sikur» do ngelët në suazën e dëshirës!
Për fund të kësaj interviste, ku kishe dashur, të pish pikën e fundit të ujit të kësaj bote?
Natyrisht, në burimin ku e kam pirë pikën e parë të ujit kur erdha në këtë botë!
Intervistoi: Dashnim HEBIBI