Librat janë me autorë-dy pedagogë të këtij universiteti: Dr. Ida Kruti, me librin “Psikologjia e Zhvillimit të Adoleshentëve” dhe Dr. Gjovalin Gjeloshi, me librin “Balta që s(duam)”, përmbledhje publicistike.
Ky promovim solli në ambjentet e universitetit tonë shumë personalitete të fushës akademike, publicistike dhe student. Prezenca e Prof. Dr. Hamit Boriçit, emblemë e gjallë e shkencës dhe gazetarisë shqiptare, njeriut që nuk i ndahet punës edhe pse në moshën 95 vjeçare, ishte një vlerësim dhe motivim i veçant për të gjithë.
Universiteti Qiriazi