Edhe pse ndeshja ishte parapa që të filloj nga ora 19:30, por është shtyrë për shkak të reshjeve të borës dhe vonesës së ekipit zviceran. Ndeshja zyrtarisht filloi në ora 20:50. Mundet të jetë edhe shkaktar bora, që nuk kishte sa do të duhej tifozë shqiptarë për ti përkrahur dardanët.
Kosova kishte këtë; 12-she:
Dardan Berisha
Meriton Ismaili
Arti Hajdari
Gëzim Morina
Arian Qallaku
Lis Shoshi
Mikaile Tmusiq
Erjon Kastrati
Dardan Kapiti
Rron Ukaj
Dominic Artis
Muhamedali Janjeva
Përzgjedhës: Jean-Denys Choulet
Ndihmëstrajnerë: Bujar Loci, Dritëro Sefaja dhe Andin Rashica.
Arbitër të ndeshjes:
GARCIA GONZALEZ, Joaquin (ESP)
JANKOWSKI, Lukasz (POL)
KRAJNC, Domen (SLO)
Edhe pse dardanët u munduan dhe treguan një lojë shumë të mirë, megjithate Zvicra ishte gjithnjë në kërkim të gabimeve dhe duke shfrytëzuar ato raste, shënonte dhe pikët arkoheshin. Në pushim, Zvicra shkoi me epërsinë e thellë 36:18. Kosova do të përballet me Irlandën më 24 nëntor në Dublin, ndërsa Zvicra do të luajë kundër Azerbajxhanit në Baku. Basketbollisti i ndeshjes ishte, Boris Mbala me 25 pikë të shënuara, ndërsa te përfaqësuesja e Kosovës më së shumë pikë shënoi, Gezim Morina, gjithsesj 13 pikë.
helveticALforum.ch