Ambasadori i Republikës së Kosovës në Britani të Madhe, Shkëlqesia e Tij, z.Ilir Kapiti me stafin e tij kanë organizuar një mbrëmje festive kushtuar 17 vjetorit të Pavarësisë së Kosovës.
Ja se si ka kaluar festa përmes disa fjalëve:
„Mbrëmë, Ambasada e Republikës së Kosovës në Londër organizuam një mbrëmje të paharrueshme për të festuar 17 vjetorin e Pavarësisë së Kosovës!
Kjo mbrëmje e veçantë u pasurua me pjesëmarrjen e një numri të madh të trupit diplomatik, të akredituara në Londër, përfaqësues të oborrit mbretëror, anëtarë të ‘House of Lords’ dhe ‘House of Commons’ si dhe bashkatdhetarëve tanë nga e gjithë Mbretëria e Bashkuar.
Në fjalimin tim theksoi rëndësinë e misionit diplomatik të Kosovës në Mbretërinë e Bashkuar, lidhjet e forta mes dy vendeve dhe përkushtimin për të avancuar më tej këtë bashkëpunim.
Ceremoni festive e bëri edhe më të veçantë performanca e jashtëzakonshme e artistes tonë të mirënjohur Rona Nishliu, e cila me zërin dhe interpretimin e saj magjepsi të gjithë të pranishmit.
Ju falemnderit të gjithë të pranishmeve që na u bashkuat në këtë festë të rëndësishme per shtetin tonë.
Kosovë – gëzuar Pavarësinë dhe ditëlindjen tënde të 17-të!
Ambasada e Republikës së Kosovës në Britani të Madhe