Ballkani e ka fituar Superkupën “Kosovë-Mërgatë” ndaj Kosova Dusseldorf, me rezultat 1-0. Ishte Engjëll Ajazaj e realizoi golin e vetëm në këtë ballafaqim. Mërgata shqiptare në Dyseldorf kishte përgaditur një program kulturo-artistik. Ishin të pranishëm edhe musafirë nga Kosova. Në mesin e tyre ishte edhe Zëvendëskryeministrja dhe Ministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Donika Gërvalla. Ja se si e përshkruan ajo këtë ngjarje sportive në profilin e saj në FB;
„Stadiumi i Düsseldorfit sot frymoi shqip!
Superkupa Kosovë-Mërgatë ishte shumë më tepër se një ndeshje. FC Ballkani dhe FC Kosova Düsseldorf u bënë simbol i lidhjes së pathyeshme mes Kosovës dhe mërgatës sonë.
Në mesin e mijëra të pranishmëve përjetuam sot një spektakël sportiv dhe një festë kulturore, ku traditat tona promovohen e përcillen brez pas brezi.
Pavarësisht që fitues i kësaj përballjeje emocionuese, me rezultat 1-0, doli FC Ballkani, festa vazhdoi tek të dy ekipet. Kjo është forca jonë – uniteti që na mban të bashkuar, kudo që ndodhemi!“.
helveticALforum.ch