Siç ka mësuar helveticAL forum, edhe zonjusha Dedaj që është kryetare e Shoqatës kulturore shqiptare në Kroaci ishte musafire në festën e Ditës së Pavarësisë së Republikës së Shqipërisë në Graz më 9 nëntor 2024.
Aktiviteti u organizua nga Shoqata e Shqiptarëve të Austrisë Stubla, me ftesën nga Ansambli Hyjnesha, i cili filloi punën në vitin 2023, përfaqësuesit e „Shkëndija“ e shijuan mbrëmjen e veçantë.
Zonja Lleshdedaj thotë: „Falënderojmë nikoqirët për ftesën dhe mikpritjen në këtë mbrëmje të mrekullueshme që u pasurua edhe më shumë me performancën e këngëtarit e njohur Ylli Demaj.
Jemi të nderuar që ishim pjesë e këtij manifestimit e vlefshem për komunitetin shqiptare në Austri!“. Ky bashkëpunim është i mirëpritur dhe besojmë se do të vazhdohet edhe në të ardhmen jo vetëm në Austri, por edhe në shtetet të tjera, kur dihet, se anëtarë të „Shkëndij“ kanë qenë të pranishëm edhe në Zvicër edhe ate para disa viteve me program të shkëqyer, që nuk harrohet kurrë nga ata që kanë pasur mundësi ta përcjellin.
HelveticALforum